KEDS ka përfunduar një projekt të madh investues në Klinën e Epërme, të Mesme dhe Ulët të Skenderajt. Ky investim kap një kosto afër gjysmë milioni euro.
Fshati i ndarë në tri pjesë, ka një shtrirje të hapur dhe shtëpitë janë larg njëra-tjetrës. Ekipet e KEDS-it në fshat kanë energjizuar tetë trafo të reja, investim i kompanisë, si dhe ka rikonstruktuar një trafo ekzistuese. Gjithashtu, gjatë punimeve, ekipet e KEDS-it kanë vendosur 400 shtylla betoni të tensionit të ulët dhe afër 50 shtylla të tensionit të mesëm dhe kanë shtrirë kabllo nëntokësore dhe ajrore të tensionit të tensionit të ulët dhe të mesëm.
Në Klinë të Mesme KEDS ka ndërtuar tri trafo te reja me kapacitet 250kVA dhe dy të tjera me fuqi 160kVA dhe një trafo me fuqi 250kVA është rikonstruktuar. Në Klinë të Epërme ka vendosur një trafo me fuqi 100 kVA, ndërsa në Kllinë të Ulët është rikonstruktuar një trafo me kapacitet 630kVA.
Kjo ka mundësuar që në fshat të përmirësohet dukshëm gjendja energjetike për këta banorë, të cilët deri tani kanë pasur probleme të mëdha me rrymë. Tani 500 konsumatorë të kësaj ane do të kenë furnizim stabil dhe energji kualitative.
Banori Halil Hasani, nga Klina e Mesme, falënderon ekipet e KEDS-it për këto ndryshime në fshatin e tij.
“Investimi në fshat ka qenë ma se i domosdoshëm. Mundem të them se tash 100 për qind rryma është ashtu siç duhet. Tash çdo lagje e ka trafon e vet. Rrymë ka mjaftueshëm. Kemi qenë në hall, 160 shtëpi me një trafo kemi qenë. Tash u bë shumë mirë. Le të murmuron e të veton sa të dëshiron tash! Jemi shumë të kënaqur dhe falënderojmë shumë KEDS-in për këta të mira që na i ka sjell”, ka thënë Hasani.
KEDS po vazhdon me investime, dhe tashmë ka rregulluar tensionin dhe infrastrukturën energjetike për shumë vendbanime anekënd Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'