LAJMI I FUNDIT:

Trump kërcënon se do t’i ndërpresë fondet për zjarret në Kaliforni

Trump kërcënon se do t’i ndërpresë fondet për zjarret në Kaliforni

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se do t’i ndërpresë fondet federale për zjarret në Kaliforni.

Afro 100 mijë hektarë tokë janë shkatërruar nga zjarret e javëve të fundit në këtë vend, ndërsa mijëra njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë.

Trump, përmes një postimi në Twitter, e fajësoi guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Newsom, duke thënë se ka bërë “punë të tmerrshme në menaxhimin e pyjeve”.


Disa nga zjarret këtë vit kanë djegur zona të paparashikuara.

“Çdo vit, kur Kalifornia digjet, ndodh e njëjta gjë dhe ai kërkon ndihmë nga qeveria federale. Nuk ka më”, shkroi Trump në Twitter.

Newsom, i cili ka qenë shumë kritik ndaj politikave mjedisore të Trumpit, u përgjigj duke thënë se presidenti “nuk beson në ndryshimet e klimës”.

Sipas një studimi të Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA, temperaturat e rritura për shkak të ngrohjes globale po shkaktojnë zjarre të mëdha në Kaliforni, pavarësisht se sa i lagësht ka qenë dimri i mëparshëm.

Kompania Airbnb paralajmëron masa pas sulmit me armë gjatë Halloweenit në Kaliforni
Lexo po ashtu Kompania Airbnb paralajmëron masa pas sulmit me armë gjatë Halloweenit në Kaliforni

Presidenti Trump ka bërë një kërcënim të ngjashëm edhe vitin e kaluar, kur zjarret më vdekjeprurëse në historinë e Kalifornisë kanë lënë të vdekur së paku 86 njerëz. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Kalo në kategori