LAJMI I FUNDIT:

Kompania Airbnb paralajmëron masa pas sulmit me armë gjatë Halloweenit në Kaliforni

Kompania Airbnb paralajmëron masa pas sulmit me armë gjatë Halloweenit në Kaliforni

Kompania Airbnb ka njoftuar se ka ndërmarrë masa kundër ahengjeve të paautorizuara në pronat e tyre, pas sulmit me armë zjarri ku mbetën të vrarë pesë persona.

Përmes disa shkrimeve në Twitter, Brian Chesky tha se kompania do të shqyrtojë të gjitha rezervimet me kujdes dhe do të largojë mysafirët të cilët nuk funksionojnë sipas politikave të kompanisë.


Ai theksoi se janë duke formuar një ekip të reagimit të shpejtë, për të reaguar në raste të ahengjeve të paautorizuara.

Pesë persona humbën jetën pas në sulmi me armë zjarri në San Francisko të Kalifornisë të enjten. Shtëpia katër dhomëshe ishte marrë me qira nga një grua e cila i tha pronarit se familjarët e saj vuanin nga astma dhe janë të detyruar të ikin nga tymi i zjarrit që kishte kapluar zonën ku ata jetonin.

“Kishte gjak kudo”: Policia jep detajet për të shtënat me tre të vdekur në një festë të Halloween në Kaliforni
Lexo po ashtu “Kishte gjak kudo”: Policia jep detajet për të shtënat me tre të vdekur në një festë të Halloween në Kaliforni

Pronari deklaroi se kishte dyshime mbi rezervimin i cili u bë vetëm për një natë në festën e “Natës së Shtrigave”.

“Ne e lajmëruam policinë. Por, para se ata të arrinin, fqinjët na lajmëruan se është duke ndodhur një sulm me armë zjarri”, tha ai.

Dy armë u gjetën në vendin e ngjarjes dhe motivet e këtij sulmi janë duke u hetuar. /Telegrafi/