LAJMI I FUNDIT:

Pacolli – Vuçiqit: E keni vetëm një shans, ta njihni Kosovën dhe ta pranoni realitetin

Pacolli – Vuçiqit: E keni vetëm një shans, ta njihni Kosovën dhe ta pranoni realitetin

Shefi i diplomacisë së Kosovës në detyrë, Behgjet Pacolli, ka thënë se me Serbinë mund të bisedohet për gjithçka, por jo edhe për tri gjëra, pavarësinë e Kosovës, Kushtetutën e Kosovës dhe kufijtë.

Duke folur rreth një takimi të mundshëm me Vuçiq, Pacolli tha në një intervistë për TV Face të Bosnjës se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.


“Vuçiq, ju keni vetëm një shans – ta njihni Kosovën, ta pranoni realitetin. Kosova ka lindur dhe nuk ka kthim prapa. Nëse ai do ta kuptoj këtë duhet ta pranojë realitetin në Kosovë dhe gjithçka tjetër do të ishte e lehtë. Kosova është shtet, ka institucionet e saja. Kjo është zgjidhja e vetme dhe dalja e vetme nga kriza”, tha Pacolli.

Sipas tij, demarkacioni i kufirit midis Kosovës dhe Serbisë është i pamundur, pasi që është i rrezikshëm.

“Mendoj se të gjitha opsionet që mund të jenë në tavolinë, do të ndaja vetëm një dhe mund të jetë edhe opsioni i vetëm – bashkëpunimi ekonomik”, tha ai.

Pacolli ka dhënë një ide interesante për krijimin e një zone të lirë ekonomike që do të përfshinte një pjesë të jugut të Serbisë, veriun e Kosovës dhe Sanxhakun, të cilën BE-ja do ta ndihmonte nga ana financiare.

“Do të vinin ndërmarrje globale për shkak të taksës simbolike dhe parashikoj që një gjë të tillë për 10 vjet do të mund të punësonte 300.000 njerëz”, tha Pacolli.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori