LAJMI I FUNDIT:

Demonstruesi i shqeu veshin një politikani, si pjesë e demonstratave të dhunshme që po vazhdojnë në Hong Kong

Demonstruesi i shqeu veshin një politikani, si pjesë e demonstratave të dhunshme që po vazhdojnë në Hong Kong

Andrew Chiu është politikani pro demokratik në Hong Kong, i cili u përpoq ta ndalonte një demonstrues që qëlloi me thikë pesë policë.

Mirëpo, kur politikani tentoi ta largonte, ai ia kafshoi veshin dhe ia shqeu, duke e lënë të gjakosur, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit, kanë thënë se sulmuesi fliste gjuhën mandarine, ndërsa identiteti i tij është ende i panjohur.


Skena e tmerrshme, ka ndodhur përjashta një qendre tregtare, në një zonë biznesi të qytetit, ku demonstruesit kanë shkaktuar dëme të shumta në bizneset private, që besojnë se janë pro qeverisë aktuale.

Kjo është fundjava e 22-të, që ka demonstrata masive në Hong Kong, ku njerëzit po mbushin sheshet kryesore të qytetit, me kërkesën për autonomi nga Kina. /Telegrafi/