LAJMI I FUNDIT:

Milwaukee Bucks mposhtin kampionin, 76ers në sekondën e fundit triumfojnë ndaj Portlandit

Milwaukee Bucks mposhtin kampionin, 76ers në sekondën e fundit triumfojnë ndaj Portlandit

Ndeshje të zjarrta janë zhvilluar natën e mbrëmshme në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Kampioni në fuqi i NBA-së, Toronto Raptors ka pësuar edhe humbjen e dytë këtë edicion, ku është mposhtur nga Milwaukee Bucks me 10 pikë diferencë 115:105.

Giannis Antetokounmpo me 36 pikë, 15 kërcime e tetë asistime ishte më meritori për fitoren e Bucks.


Derisa me lojë të mirë u dallua edhe Eric Bledsoe me 14 pikë, e Brook Lopez e Kris Middleton shtuan nga 11 të tjera.

Kyle Lowry ishte më efikasi tek kanadezët me 36 pikë të shënuara, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndeshje e zjarrtë është zhvilluar edhe në Moda Centër të Portlandit, ku Philadelphia 76ers kanë marrë fitore në sekondën e fundit ndaj Portland Trail Blazers me rezultat 129:128.

Turku Korkmaz realizoi treshe një sekondë para fundit të takimit për t’i dhënë fitoren e pestë këtë edicion Philadelphias.

Në fakt tek 76ers gjashtë basketbollistë realizuan pikë dyshifrore, derisa më efikasi ishte Al Horford me 25 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime.

Damien Lillard shënoi 33 pikë për vendasit, por që në fund nuk ishin të mjaftueshme për fitoren e katërt në NBA. /Telegrafi/

Rezultatet:

Oklahoma City Thunder – New Orleans Pelicans 115:104

Detroit Pistons – Brooklyn Nets 113:109

Orlando Magic – Denver Nuggets 87:91

Memphis Grizzlies – Phoenix Suns 105:114

Milwaukee Bucks – Toronto Raptors 115:105

Washington Wizards – Minnesotta Timberwolves 109:131

Golden State Warriors – Charlotte Hornets 87:93

Portland Trail Blazzers – Philadelphia 76ers 128:129

Në trend Sport

Më shumë
“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
Një rast që nuk mbahet mend në futboll, mësohet arsyeja pse ndeshja mes Belgjikës dhe Izraelit u luajt në Hungari

Një rast që nuk mbahet mend në futboll, mësohet arsyeja pse ndeshja mes Belgjikës dhe Izraelit u luajt në Hungari

Përfaqësueset
Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë

Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë

La Liga
Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

La Liga
Kalo në kategori