LAJMI I FUNDIT:

Sulm me bombë në kufirin e Turqisë me Sirinë, 13 të vrarë

Sulm me bombë në kufirin e Turqisë me Sirinë, 13 të vrarë

Të paktën 13 civilë e kanë humbur jetën si pasojë e sulmit me bombë në një treg në rajonin Tel Abyad të Sirisë që ndodhet në kufi me Turqinë.

Në qendrën e rajonit Tel Abyad, i cili u pastrua nga organizata terroriste YPG/PKK, është kryer një sulm me autobombë.

Si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën të paktën 13 civilë, përfshirë edhe fëmijë ndërsa janë plagosur shumë të tjerë, raporton Anadolu Agency.


Të plagosurit janë dërguar në spitalet në rajonin Akçakale të qytetit Şanlıurfa të Turqisë, ndërkohë shprehen shqetësime se numri i të vrarëve mund të rritet.

Në rajon kanë mbërritur ushtarët e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) dhe po qëndrojnë për shkak të mundësisë se sulmi mund të jetë kryer nga organizata terroriste YPG/PKK.

Pavarësisht marrëveshjes së arritur më 17 tetor mes Turqisë dhe SHBA-së për tërheqjen e organizatës terroriste YPG/PKK nga rajoni i operacionit “Burimi i Paqes”, organizata vazhdon sulmet e saj në rajonet Tal Abyad dhe Ras Al-Ayn si dhe zonat përreth tyre.