Palmer: Marsi afat i arritshëm për Maqedoninë për hapjen e bisedimeve
Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në një intervistë për “360 gradë”, tha se Maqedonisë së Veriut nuk iu tha “Jo” për BE, por thjesht nuk u arrit konsensusi.
“Nuk u tha “jo” për Maqedoninë e Veriut, nuk u refuzuan negociatat e pranimit, por thjesht nuk u arrit konsensusi. Atë që kanë bërë vendet anëtare të BE-së është se ata konsiderojnë këtë çështje si pjesë të një diskutimi më të gjerë të zgjerimit me synimin për të arritur marrëveshje këtë pranverë, ndoshta tashmë në maj. Ajo që ne duam të bëjmë është të punojmë me partnerët tanë evropianë për të inkurajuar një vendim pozitiv nga Këshilli Evropian për të hapur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa shpresojmë që marsi të jetë afati i arritshëm. Nuk do të doja të flisja nëse ky është një kërcënim për marrëveshjen e Prespës. Unë, duam të jemi të përqendruar në perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe hapja e negociatave të pranimit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Palmer, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai gjithashtu foli edhe për marrëveshjen e Prespës, domethënë komentoi qëndrimin e opozitës se nëse ata fitojnë një shumicë prej dy të tretave do të rishikojnë këtë marrëveshje.
“Ne mbështesim fuqimisht marrëveshjen e Prespës. Ne besojmë se zbatimi i plotë i tij do të kontribuojë në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe do të mbështesë prosperitetin e Maqedonisë së Veriut, Greqisë, rajonit më i gjerë. Ne do të donim që kjo të ecë përpara … Ne e kuptojmë që po zhvillohet një fushatë politike, që politikanët do të bëjnë gjithçka që munden përpara qytetarëve. Nga një këndvështrim strategjik, ne besojmë se të gjithë të përfshirë do të kuptojnë rëndësinë e mbajtjes së një partneriteti të fortë midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe ne do të punojmë me partnerët tanë në Shkup, pavarësisht se kush fiton procesin zgjedhor, në mbështetje të qëllimeve të SHBA-ve dhe të ardhmen evropiane Maqedonisë”, shtoi Palmer./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?