LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Bendtner për ditët e para te Arsenali: Nga fshehja në tualetet e femrave për të shmangur mësimet, deri te zënka me Thierry Henry

Rrëfimi i Bendtner për ditët e para te Arsenali: Nga fshehja në tualetet e femrave për të shmangur mësimet, deri te zënka me Thierry Henry
Nicklas Bendtner (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Nicklas Bendtner ka rrëfyer se ishte fshehur në tualetet e femrave për të shmangur mësimet në Akademinë e Arsenalit dhe se njëherë i kishte thënë Thierry Henrys që ta mbyllte gojën.

Sulmuesi danez kishte shkuar në Londër në vitin 2004 në moshën 16 vjeçare, ndërsa duhej të shkonte në klasë dy herë në javë në Akademinë e Topçinjve.


Mirëpo, në librin e tij autobiografik, ai ka rrëfyer se për të ikur nga detyrat jashtë fushës, fshihej në tualetet e femrave.

Nicklas Bendtner te Arsenali në vitin 2005 (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

“Ditët më të këqija ishin të martat dhe të enjtet, kur kishim mësim. Ishte sikur të ishim kthyer në shkollë. I kishim të gjitha llojet e lëndëve, si menaxhmenti i shtypit dhe menaxhmenti financiar…”

“Një ditë mungova me qëllim dhe nga tualeti i femrave i dëgjoja duke më kërkuar dhe duke bërtitur pas meje si të çmendur”, ka treguar Bendtner duke thënë se fshihej edhe në vende të tjera vetëm për të mos shkuar në mësim.

Përkundër kësaj, paraqitja e tij në fushë kishte bërë që një vit më pas, trajneri Arsene Wenger ta përfshinte në stërvitje me ekipin e parë. Porse shumë shpejt ishte zënë me legjendën e Arsenalit, Thierry Henry.

Nicklas Bendtner te Arsenali në vitin 2007 (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

“Gjatë një stërvitjeje, po luanim 11 kundër 11 me maksimum dy prekje në të njëjtën kohë. Isha në një pozitë kur e pashë Thierry Henryn duke e prekur tri here (topin). ‘Tri herë’, bërtita. Asistenti i Wengerit, Par Rice, më bërtit: ‘Vazhdo të luash!'”.

“Por, Henry më dëgjoi. U kthye kah unë dhe e vendosi gishtin mbi buzë duke më thënë: ‘Sssssssh’… Më pas unë ia ktheva me të njëjtën gjë”, ka rrëfyer danezi, i cili aktualisht luan te FC Copenhagen.

Efekti i transferimit të 'mbretit' Bendtner, Copenhagen shet të gjitha fanellat brenda 17 orësh
Lexo po ashtu Efekti i transferimit të 'mbretit' Bendtner, Copenhagen shet të gjitha fanellat brenda 17 orësh

Ai ka treguar se Ashley Cole dhe Sol Campbell ishin inkuadruar për ta qetësuar duke mos lejuar që situata të përkeqësohej më shumë. Ndërsa dikur më vonë, vet Henry i ishte afruar duke i dhënë këshilla për të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori