LAJMI I FUNDIT:

Me Apple Card do të lehtësohet shumë blerja e iPhonëve të rinj

Me Apple Card do të lehtësohet shumë blerja e iPhonëve të rinj

Apple ka zhvilluar një aktivitet, ku ka treguar për të ardhurat e tremujorit të fundit – të ardhurat kanë pësuar rritje të lehtë, shërbimet po shkojnë shumë mirë, ndërsa shitjet e iPhonëve kanë pësuar rënie – si pjesë e këtyre njoftimeve, drejtori i përgjithshëm i Apple, Tim Cook ka bërë të ditur për një përditësim të ri në Apple Card, që do të fillojë së shpejti.

Shfrytëzuesit e kësaj kartele atraktive, do të kenë mundësi të blejnë iPhone të ri, që do ta paguajnë nëpërmjet 24 kësteve mujore, me kamatë zero dhe pa tarifa vjetore, transmeton Telegrafi.

Atyre do t’ju kthehen prapa tre për qind të pagesës së përgjithshme, para të gatshme të cilat mund t’i menaxhojnë nëpërmjet aplikacionit Wallet.


Nëpërmjet iPhone Upgrade Program, Apple ofron  blerjen e një iPhone të ri dhe pagesë me 24 këste, me zero interes, mirëpo me kartelë, mundëson që të blihet nga një iPhone për çdo vit.

Derisa tha se ky opsion do të lansohet gjatë këtij viti, Cook nuk bëri të ditur datën specifike se kur do të fillojë ky shërbim.

Shefi i Apple, vlerësoi gjithashtu se Apple Card është “lansimi më i suksesshëm ndonjëherë, i një karte krediti në Shtetet e Bashkuara”.

Kartela luksoze prej titaniumi, ofron shpërblime të shumta me para, nuk ka kamata vjetore, ndërsa është nxitje që të blihen nga Apple, sa më shumë shërbime dhe produkte të reja. /Telegrafi

Në trend Teknologji

Më shumë
Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?

Teknologji
Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Ushtria amerikane teston automatikun me Al

Teknologji
Google reagon

Google reagon "me zemërim" pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome

Teknologji
Si mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?

Si mund t'ju lejojë AI 'të flisni me hapësirën'?

Teknologji

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24 vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II

Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II

Teknologji
Kalo në kategori