Zyra e Koordinatorit Nacional për Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, është sqaruar sot lidhur me raportimet e djeshme nëpër media për vonesat në ndarjen e shpërblimeve për nxënësit fitues në garën e diturisë.
Kjo zyrë njofton se nuk shpall e as nuk menaxhon tenderë, por ato bëhen nga Zyra e Prokurimit Publik.
“Fillimisht sqarojmë se Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport nuk shpall e as nuk menaxhon tenderë, por ato bëhen nga Zyra e Prokurimit Publik. Po ashtu, sqarojmë se librat do t’u dhurohen 6,026 nxënësve fitues të garës së nivelit komunal si dhe të gjithë nxënësve fitues të klasës së I-rë dhe të II-të në garën e Diturisë niveli shkollor, e jo siç pretendohet në artikull për 44 mijë nxënës.
Së dyti, KNKRS garanton se shpërblimet për 44,723 nxënës fitues po realizohen 100 përqind dhe më shumë sesa kaq. Vonesat dhe procedurat e prokurimit nuk janë në dorën tonë. Tashmë janë shpërndarë 44,723 certifikata qeveritare dhe ekziston Arkiva e Nxënësve Fitues për garat në nivel shkolle, komune e republike në Garat Nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik si dhe në Garat Nacionale të Diturisë”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftimin e KNKRS-së, thuhet se tashmë ka filluar procedura administrative e pagesës së bursave për të gjithë nxënësit fitues në shkallë republike.
Po ashtu, kanë përfunduar shpërblimet e Kampeve Kreative për mbi 400 nxënës fitues në shkallë republike të cilat janë mbajtur në Shqipëri dhe në Malet e Sharrit për tri jave rresht, nën përcjellje 24 orëshe të policisë të të dyja shteteve dhe fituesit e mendjes dhe të krijimit kampionë janë trajtuar në mënyrë të tillë gjatë gjithë kohës.
“Për më shumë, prej Garave Nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik prej 316 mijë nxënës sa ka gjithsej në Republikën e Kosovës në nivelin fillor, të mesëm të ulët e të lartë, janë shpallur 44,723 fitues nga 29 komuna pjesëmarrëse. Në nivelin shkollor janë gjithsej 40,624 fitues. Në nivel komunal në të dyja garat janë 3545 fitues ndërkaq në nivelin republikan janë shpallur 554 fitues.
Krejt në fund, me gjithë vështirësitë, huqjet për të vërtetën e lajmit aty-këtu, falënderimi i veçantë i kësaj teme i shkon mediave të cilat e bënë publike lajmin se KNKRS në koordinim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, shkollat dhe partnerët tjerë mbështetës, ka realizuar një prej projekteve të mëdha që ka Programi Nacional për Rininë i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
KNKRS thekson se Qeveria me vendimin e saj historik, ka mbushur e funksionalizuar mosrealizimin e plotë të Nenit 47 të Kushtetutës së Republikës mbi të drejtën dhe obligimet e arsimit dhe edukimit në përgjithësi për të gjithë nxënësit e vendit pa dallim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker