Krizat politike, skandalet dhe mosfunksionimi vazhdojnë të mbizotërojnë agjendën globale të lajmeve. Çuditërisht, për këtë arsye, shumë njerëz e humbën njoftimin e Mbretërisë së Bashkuar muajin e kaluar se do të shpenzojë 600 milionë funte (779 milionë dollarë) për t’u siguruar 20 milionë grave dhe vajzave në botën në zhvillim qasje në planifikimin familjar.
Por, vendimi i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar – bazuar në hulumtimet nga Qendra e Konsensusit Kopenhagen që tregon se planifikimi familjar është një nga investimet më të zgjuara të mundshme të zhvillimit – është një vendim tepër i rëndësishëm. Aktualisht, qindra miliona gra nuk janë në gjendje të zgjedhin numrin, kohën dhe hapësirën e fëmijëve të tyre – ndonjëherë me pasoja fatale, sepse shtatzënitë e padëshiruara mund t’u marrin jetën nënave të reja dhe foshnjave. Për më tepër, për shkak se qasja universale ndaj metodave kontraceptive nxit rritjen, ka argumente të fuqishme ekonomike për ta bërë atë një përparësi të lartë.
Në vendet në zhvillim, 214 milionë gra në moshë riprodhuese që duan të shmangin shtatzëninë nuk po përdorin një metodë moderne kontraceptive. Gati një e katërta e grave në Afrikë dhe një në dhjetë në Azi, Amerikën Latine dhe Karaibe, kanë një nevojë të paplotësuar për planifikim familjar.
Katër vjet më parë, liderët botërorë u zotuan të arrinin qasje universale në shërbimet e planifikimit familjar deri në vitin 2030. Megjithatë, në vitin 2017, viti i fundit për të cilin janë të disponueshme të dhëna, financimi global i donatorëve për shërbime të tilla ishte rreth 1,27 miliardë dollarë – shumë poshtë pikut prej 1,43 miliardë dollarësh që ishte në vitin 2014. Është e qartë që edhe shumë qeveri të tjera duhet të ndjekin shembullin e Mbretërisë së Bashkuar.
Disa programe të planifikimit familjar nuk janë të financuara në mënyrë kronike. Administrata e presidentit amerikan Donald Trump, si paraardhësit e saj të fundit republikanë, ka braktisur shumë nisma të tilla sepse nuk dëshiron të përdorë paratë e taksapaguesve amerikanë për të financuar aborte (megjithatë, shpenzimet e përgjithshme për zhvillimin e SHBA-së kanë mbetur të qëndrueshme.) Por, politika e administratës Trump mund të mos arrijë qëllimin e saj të synuar: sipas një studimi të Universitetit Stanford, një ligj i ngjashëm nën udhëheqjen e presidentit të atëhershëm George W. Bush solli më shumë aborte sepse i reduktoi fondet për OJQ-të që ofrojnë kontraceptivë.
Studimi i Qendrës së Konsensusit Kopenhagen i përdorur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, tregon pse duhet të përpiqemi për qasje universale në planifikimin familjar modern. Në studim, Hans-Peter Kohler dhe Jere Behrman nga Universiteti i Pensilvanisë vlerësojnë se ofrimi i shërbimeve të planifikimit familjar për ato 214 milionë gra që nuk kanë qasje do të kushtonte 3.6 miliardë dollarë në vit.
Shtatzënitë dhe lindjet e afërta në kohë dhe me probleme shëndetësore kontribuojnë në nivele të larta të vdekshmërisë foshnjore, ndërsa provat sugjerojnë se gratë që kanë më shumë se katër fëmijë përballen me një rrezik të madh vdekshmërie. Kohler dhe Behrman vlerësojnë se arritja e qasjes universale në planifikim familjar do të sjellë çdo vit 640,000 më pak vdekje të foshnjash të porsalindura, 150,000 më pak vdekje të nënave dhe 600,000 më pak fëmijë që humbasin nënat e tyre. Duke i konvertuar këto përfitime shëndetësore në terma ekonomike, Kohler dhe Behrman zbulojnë se çdo dollar i shpenzuar për përmirësimin e qasjes ndaj metodave kontraceptive gjeneron të mira në vlerë prej 40 dollarë për shoqërinë.
Kjo është tepër mbresëlënëse. Por, vendet e varfra me qasje më të madhe në metodat kontraceptive përfitojnë gjithashtu nga një “divident demografik” – sidomos, rritja e përshpejtuar ekonomike që mund të vijë nga një rritje e raportit të njerëzve në moshë pune ndaj të varurve.
Në vendet më pak të zhvilluara, më shumë se 40 për qind e popullsisë zakonisht është nën moshën 15 vjeç dhe varet nga të rriturit në moshë pune për ndihmë financiare. Por kur gratë mund të zgjedhin kur dhe sa shpesh ngelin shtatzënë, ka më shumë gjasa të kenë më pak fëmijë dhe janë më të afta të arrijnë madhësinë e dëshiruar të familjes. Kur bien niveli i lindjeve, numri i të varurve zvogëlohet në krahasim me popullsinë në moshë pune. Me më pak njerëz për të mbajtur financiarisht dhe, për pasojë, më shumë njerëz në moshë pune, një end ka një mundësi të hapur për një rritje të shpejtë ekonomike.
Për më tepër, pasja e familjeve më të vogla i jep mundësinë prindërve të investojnë më shumë për secilin fëmijë. Fëmijët me më pak motra ose vëllezër kanë prirje të qëndrojnë më gjatë në shkollë, për shembull. Dhe me më pak fëmijë në secilin grup kohor, secili fëmijë do të jetë në gjendje gjithashtu të përdorë më shumë kapitalin e shoqërisë, duke i bërë ata më produktivë.
Në total, këto përfitime demografike arrijnë deri në 228 miliardë dollarë në vit, sipas Kohlerit dhe Behrmanit. Kur ia shtojmë këtë divident demografik përfitimeve shëndetësore, çdo dollar i shpenzuar për të përmirësuar qasjen në planifikimin familjar sjell 120 dollarë në të mira sociale.
Kjo përfaqëson një investim absolutisht fenomenal. Në fakt, një panel ekspertësh ekonomie të mbledhur nga Qendra e Konsensusit Kopenhagen, përfshirë dy laureatë Nobeli, arritën në përfundimin se qasja universale në planifikimin familjar – së bashku me tregtinë më të lirë, ushqimin më të mirë, imunizimin dhe investimet në arsimin parashkollor – është një nga synimet më të fuqishme të zhvillimit që mund të ndjekë bota.
Tani është detyrë e qeverive dhe donatorëve të tjerë që ndjekin angazhimin financiar të Mbretërisë së Bashkuar për ta bërë planifikimin familjarë më të pranishëm gjerësisht. Arritja e një qasjeje universale ndaj planifikimit familjar do të shpëtonte dhe përmirësonte miliona jetë dhe do t’i vinte shoqëritë në një rrugë më të shpejtë drejt prosperitetit të përbashkët. Me aq shumë në diskutim, bota duhet t’i kushtojë shumë më tepër vëmendje dhe burime këtij qëllimi. /Burimi: Project Syndicate/Në shqip nga: BIRN/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë