LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, vazhdojnë bisedimet për rritjen e pagave në arsim

Maqedoni, vazhdojnë bisedimet për rritjen e pagave në arsim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) sot do të mbajnë takim të ri për kërkesat e kësaj sindikate për rritjet e pagave të kuadrit arsimor, ndërsa në takim do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Zoran Zaev.

Takimin e njoftoi dje kryeministri Zaev duku u përgjigjur në pyetje të deputetëve. Ai theksoi se do të gjendet zgjidhje për rritjen e pagave duke thënë se në mandatin e tij pagat deri tani janë rritur 10% dhe se sindikatës i është propozuar edhe 10% sërish rritje, njofton Telegrafi Maqedoni.


SASHK dhe Ministria e Arsimit në takim të martën nuk arritën marrëveshje duke paralajmëruar kështu takim të sërishëm për këtë javë.

Pas takimit, ministri Arbër Ademi deklaroi se janë shqyrtuar disa opsione dhe alternativa tjera, por Ministrisë së Arsimit do t’i duhet kohë për t’i shqyrtuar ato.

“Tre muaj më herë apo më vonë natyrisht se ka ndikim, por aspekt afatgjatë kemi të njëjtin efekt”, tha Ademi.

Kryetari i SASHK, Jakim Nedelkov theksoi se për to rritja e pagave duhet të fillojë nga një janari ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës insiston që kjo rritje të ndodhë në muajin prill./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori