LAJMI I FUNDIT:

Ismaili nga Demokracia Plus: Deklaratat e Dakës për rinumërim të votave, kanë kuptim

Ismaili nga Demokracia Plus: Deklaratat e Dakës për rinumërim të votave, kanë kuptim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ende nuk ka arritur të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor. Madje, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka deklaruar se certifikimi i rezultateve mund të zgjasë edhe më shumë pasi që mund të ketë rinumërim të përgjithshëm të votave.

Lidhur me vonesat e certifikimit të rezultateve për Telegrafin është deklaruar Valmir Ismaili nga Demokracia Plus.


Ai tha se sikur edhe në proceset e kaluara zgjedhore, edhe në këto zgjedhje janë duke u ballafaquar me një numër të madh të ankesave nga subjektet politike.

“Për dallim nga zgjedhjet e kaluara kësaj here kemi pasur disa probleme shtesë që nuk kanë ndodhur herën e kaluar siç ka qenë problemi me formularin për bartjen e rezultateve, problemi me votat e ardhura nga Serbia si dhe tashmë së fundmi me votat nga diaspora që kanë ardhur me vonesë nga diaspora. Kur të gjitha këtyre ua shton edhe mundësinë që do të kenë subjektet politike dhe kandidatët për ankesa që të ankohen pas shpalljes së rezultateve finale, një herë në PZAP dhe tani potencialisht në Gjykatë Supreme, atëherë deklarata e z. Daka se do të ketë vonesa në certifikim dhe mundësi të rinumërimit të tërësishëm kanë kuptim.

Valmir Ismaili, organizata joqeveritare Demokracia Plus

Ismaili theksoi se i gjithë procesi i certifikimit varet nga ankesat e subjekteve politike, dhe kandidatëve për deputet si dhe vendimet që do të marrin PZAP dhe potencialisht Gjykata Supreme.

Theksojmë se Vetëvendosje ka dalë partia e parë në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, VV ka marrë 203 mijë e 52 vota, ndërsa LDK ka marrë 197 mijë e 702 vota. Që të dyja partitë kanë krijuar grupet punuese të cilët po vazhdojnë takimet, ku po diskohet për planet e qeverisë së re./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori