LAJMI I FUNDIT:

Daka: Mund të ketë edhe rinumërim të përgjithshëm të votave

Daka: Mund të ketë edhe rinumërim të përgjithshëm të votave

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka theksuar se certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, mund të zgjasë.

Daka ka thënë për RTK, se kjo vonesë mund të ndodhë, për shkak të ankesave të subjekteve politike dhe të kandidatëve.


“Nuk mund të jap parashikime, nuk mund të them fundi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit. Nëse ka ankesa mund të shkojë prapë në rinumërim. Mund të them që kjo forma e ankesave duhet të rregullohet si në vendet tjera sepse me të vërtetë kjo stërzgjatje është maltretim”, ka thënë ajo.

Daka ka theksuar po ashtu se mund të ketë edhe rinumërim të përgjithshëm të votave, pasi ka ankesa nga paritë politike dhe kandidatët për deputet.

Ndryshe sot Gjykata Supreme ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 4,639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit.

Gjykata Supreme miraton ankesën e LVV-së, i kërkon KQZ-së të numërojë fletëvotimet e diasporës
Lexo po ashtu Gjykata Supreme miraton ankesën e LVV-së, i kërkon KQZ-së të numërojë fletëvotimet e diasporës

Në këtë vendim është anuluar vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili e kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e LVV-së për numërim.

Ndërsa Valmir Elezi nga Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se presin ta marrin vendimin e Gjykatës Supreme, e cila ka pranuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e votave të diasporës.

Ndryshe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, ka refuzuar ankesën e koalicionit NISMA-AKR-PD që të shpallen të pa rregullta fletëvotimet e ardhura nga Serbia përmes postës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

E zbulon njëri nga investitorët arsyen e vërtetë se përse Barcelona e la Messin të largohej drejt PSG-së

La Liga
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Kalo në kategori