LAJMI I FUNDIT:

Aksion i policisë në Mitrovicë dhe në lokacione tjera, mbyllen disa lokale dhe konfiskohen armë të ftohta

Aksion i policisë në Mitrovicë dhe në lokacione tjera, mbyllen disa lokale dhe konfiskohen armë të ftohta

Policia e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një aksion në Mitrovicë dhe në disa lokacione tjera, ku kanë kryer bastisje në disa lokale.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka bërë të ditur për Telegrafin se gjatë këtij aksioni janë kontrolluar dhe mbyllur disa lokale si dhe janë konfiskuar armë të ftohta.

“Policia e Kosovës, me qëllim të marrjes së masave proaktive, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në bashkëpunim dhe në mbështetje të inspektorëve komunal, Inspektoreve të punës, zyrtarëve të ATK-së dhe Inspektorëve të MTI-së, si dhe njësive tjera të profilizuara në kuadër të PK-së, në intervale të ndryshme kohore ka aplikuar kontrolle dhe inspektime rutinore në baret dhe lokalet e ndryshme.


Plani Operativ ,, Tetori- 2019″ i realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore është realizuar ne nivel vendi dhe vlerësohet si operacion i suksesshëm bazuar në efektin dhe rezultatin e dhënë, ku janë kontrolluar dhe mbyllur disa lokale, janë konfiskuar mjete te ndryshme armë të ftohta si dhe janë identifikuar disa shtetase të huaja duke punuar pa leje pune”, ka thënë Kelani.

Ndërkaq përmes njoftimit për media, policia ka treguar se gjatë realizimit të operacionit policor janë kontrolluar:

“46 lokale (10 prej tyre janë mbyllur nga inspektorët komunalë si dhe janë shqiptuar gjoba për mungesë të arkave fiskale). Janë gjetur armë të  ftohta (3 thika),  2 boksa të  metalit  dhe 1 sprej OC (1), Janë legjitimuar gjithsej 296 persona, 86 meshkuj dhe 210 femra, të cilët në mungesë të lejes së punës dhe qëndrimit janë trajtuar nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj për të vazhduar me procedura të tjera”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e

Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e "27 prillit" në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori