Zieni bananen, mjaltin dhe ujin! Atë që do ta përftoni nga zierja do t’ju mbrojë nga çdo ftohje!
Me ndihmën e këtyre mjeteve do të liroheni nga dhembja e fytit, kolla e fortë, madje edhe nga problemet me lukthin!
Shërimi i kollës kronike dhe i bronkitit gjithmonë ka qenë problematik, madje edhe për mjekësinë tradicionale, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, një ilaç shtëpiak përmban disa nga përbërësit më të fuqishëm, të cilët qetësojnë fytin dhe mushkëritë dhe mund të shërojnë kollën dhe bronkitin në afatin më të shkurtër!
Falë karakteristikave të mjaltit dhe bananes, të cilat janë përbërës kryesor të kësaj recete, do të mundeni këtë mjet t’ua jepni jo vetëm të rriturve por edhe fëmijëve.
Njëherësh do të pini ilaçin dhe do të kënaqeni me shijen e tij.
Përbërësit:
– 400 ml ujë të vluar;
– 2 banane të madhësisë mesatare;
– 2 lugë mjaltë.
Përgatitja:
Bananet shtypni në formë pureje, qitni në tenxhere dhe shtoni ujin e vluar. Përzieni dhe lini që përbërja të qëndrojë 30 minuta.
Kur tretja të ftohet shtoni mjaltin. Është me rëndësi që mjaltin ta shtoni në fund, në mënyrë që të mos humbë të gjitha cilësitë e rëndësishme që i ka.
Doza:
Merrni nga 100 ml të këtij ilaçi 4 herë në ditë (gjithsej 400 ml në ditë).
Sasia e përshkruar në recetë është e mjaftueshme për një ditë, ndërsa të nesërmen në mëngjes mund të përgatisni dozën e freskët.
Lehtësimin do ta ndieni që në afatin prej 3 ditësh. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur