LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian padit për 10 milionë dollarë aplikacionin iHandy: Si guxoni ta përdorni fotografinë time pa autorizim?

Kim Kardashian padit për 10 milionë dollarë aplikacionin iHandy: Si guxoni ta përdorni fotografinë time pa autorizim?
Kim Kardashian (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Kim Kardashian thotë se imazhi i saj vlen miliona – madje më shumë se 10 milionë dollarë (afro nëntë milionë euro) – dhe kjo është arsyeja pse ajo po hedh në gjyq një aplikacion kozmetike se gjoja po bën xhiron në internet me një fotografi të sajën.

Kim pretendon në padinë e re, të siguruar nga TMZ, se aplikacioni i ashtuquajtur iHandy përdori një fotografi të sajën, të realizuar në vitin 2017 për të promovuar një aplikacion të manipulimit me makijazhin dhe efektet tjera të bukurisë.

Kim Kardashian (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Avokati i Kimit u tall me mbrojtjen që aplikacioni iHandy bënë, të cilët u shprehën se nuk e kishin idenë se ishte Kim në fotografinë që ata përdorën.


Kim Kardashian e lumtur që ShBA votoi për njohjen e gjenocidit turk ndaj armenëve
Lexo po ashtu Kim Kardashian e lumtur që ShBA votoi për njohjen e gjenocidit turk ndaj armenëve

Padia thotë: “Pohimi i të pandehurës, absurditet, si mbrojtje e pretenduar … se ata nuk e dinin se fotografia e palicencuar, e paautorizuar që ata me vjedhje e shpërdorën me vetëdije të plotë ishte Kim Kardashian West … një nga gratë më të famshme në botë”.

Aplikacioni në fjalë ofron “selfie të përsosura” me bukuri profesionale dhe mjete të retushimit të trupit, duke përfshirë pjesën e fytyrës, fshehjen e rrudhave dhe shumë gjëra të këtij lloji.

Sa i përket asaj se pse ajo po paditë aplikacionin për 10 milionë dollarë plus, në padi thuhet se përfshin koston e licencimit të fotografisë së saj dhe përdorimit të ngjashmërisë së saj.

Ajo gjithashtu dëshiron që ata të ndajnë për të pak nga çdo fitim që ata fituan nga përdorimi i fotografisë së saj. /Telegrafi/

Kim Kardashian (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Rezi flet për Gjestin me rikthimin në Big Brother Kosova, por nuk i lejohet të japë informacione për të

Rezi flet për Gjestin me rikthimin në Big Brother Kosova, por nuk i lejohet të japë informacione për të

Magazina
Ish-banorja i kërkoi që ta linte shtëpinë ose do të ngre padi kundër tij - G Bani befasoi me vendimin

Ish-banorja i kërkoi që ta linte shtëpinë ose do të ngre padi kundër tij - G Bani befasoi me vendimin

Magazina
Amber i kundërpërgjigjet komenteve se Gjesti e nxori nga Big Brother

Amber i kundërpërgjigjet komenteve se Gjesti e nxori nga Big Brother

Magazina
Driloni - Rezit: A të ka pëlqyer Drenusha, ish-banori: Kush nuk e dashuron, i bie të jetë budalla

Driloni - Rezit: A të ka pëlqyer Drenusha, ish-banori: Kush nuk e dashuron, i bie të jetë budalla

Magazina
Rihanna duket e mrekullueshme në të brendshme të kuqe me dantella

Rihanna duket e mrekullueshme në të brendshme të kuqe me dantella

Magazina
Nëna e G Banit reagon e shqetësuar pas kallëzimit të Arsidës në Big Brother

Nëna e G Banit reagon e shqetësuar pas kallëzimit të Arsidës në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori