LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci humb dramën, pëson humbjen e dytë në Ligën Ballkanike

Rahoveci humb dramën, pëson humbjen e dytë në Ligën Ballkanike

Në një ndeshje shumë interesante dhe dramatike, Rahoveci ka pësuar humbjen e dytë në këtë edicion në Ligën Ballkanike.

Vreshtarët janë mundur në shtëpi nga Ibër Rozhaja me rezultat 74:77 (22:19, 11:23, 22:21, 19:14).

Ndeshja filloi e barapeshuar me dy skuadrat që treguan dëshirë të madhe për të fituar, por vendësit ishin më të mirë në periodën e parë, duke e fituar 22:19.


Mysafirët ishin dukshëm më të mirë në çerekun e dytë, që e fituan 11:23 dhe kjo ishte fatale për vendësit, të cilët tentuan deri në fund të fitojnë, por nuk ia arritën qëllimit.

Dhjetëminutëshi i tretë përfundoi 22:21, derisa i fundit 19:14. Duhet theksuar se gjashtë sekonda nga fundi, Javis Howard nuk shënoi për tre pikë kur rezultati ishte 74:76, derisa në fund tentoi edhe Arian Qallaku.

Justin Gray ishte më i dalluari te Rahoveci me 20 pikë e gjashtë kërcime, derisa Arian Qallaku shënoi 14 pikë dhe Christian Bradford shtoi 13 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime, kurse te mysafirët u dallua Nemanja Simoviq me 20 pikë.

Kjo ishte humbja e dytë për Rahovecin, pas asaj nga Peja, derisa fitorja e dytë për Ibër Rozhajën pas asaj ndaj Vllaznisë së Shkodrës.

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori