LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Real Madrid – Leganes

Formacionet zyrtare: Real Madrid – Leganes

Real Madridi dhe Leganes kanë publikuar formacionet zyrtare në kuadër të përballjes së javës së 11-të në La Liga.

Los Blancos do të jenë nikoqir të rivalit nga liga spanjolle në Santiago Bernabeu, ndërsa ndeshja fillon nga ora 21:15.


Madrilenët në këtë takim nuk mund të llogarisin në lojtarët si, Marco Asensio, Gareth Bale, Nacho, që janë të lënduar, derisa Alvaro Odriozola është i suspenduar.

Në anën tjetër, mysafirët do t’i kenë vetëm dy mungesa në skuadër si ai i Ruben Perez dhe Alexander Szymanowski.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois, Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Hazard, Kroos, Benzema, Marcelo, Casemiro, Valverde, Rodrygo.

Formacioni startues i Leganes: Soriano, Bustinza, Tarin, Omeruo, Silva, Rivera, Awaziem, Rodriguez, Braithwaite, Rodrigues, En-Nesyri. /Telegrafi/