LAJMI I FUNDIT:

Në rrugën “Malësorët”,  banorët e Mitrovicës mund të transportojnë të moshuarit vetëm me karrocë

Në rrugën “Malësorët”,  banorët e Mitrovicës mund të transportojnë të moshuarit vetëm me karrocë

Jo larg tunelit të parë në Komunën e Mitrovicës, gjendet rruga “Malësorët”, e cila sipas banorëve është në gjendje të keqe që nga pas lufta. E vështirësitë për qarkullim, banorët thonë se bëhen më të mëdha në stinën e dimrit. Nga Komuna e Mitrovicës, bëjnë të ditur se janë në pritje të operatorit të kontraktuar.

Rrugën “Malësorët” Ismajl Bejta nga Mitrovica e frekuenton çdo ditë.


Mirëpo shqetësuese për Bejtën është gjendja e keqe e saj, sidomos tani që jemi afër stinës së dimrit. Sipas tij, kjo rrugë bëhet e pakalueshme.

“Jetoj prej 45 vitesh në këtë lagje. Kjo rrugë gjithmonë ka qenë problematike. Këtu është problem edhe verës të kalohet me veturë e lëre më dimrit”, shprehet për RTV Dukagjinin, Ismajl Bejta.

Njëjtë janë shprehur edhe banorë të tjerë.

“Rruga është shumë e vështirë. 12 familje jetojmë në këtë vend. Deri më tani askush nuk ka ndërmarrë asgjë për të zgjidhur këtë problem. Veturat nuk mund të dalin, pos ndonjë xhip”, thotë banori tjetër Imer Ahmeti.

“Gjatë stinës së dimrit të moshuarit vetëm me karroca mund të transportohen. Edhe artikujt për nevoja shtëpiake i bartim me karroca. Veturat nuk mund të kalojnë”, shprehet banori Hajzer Fazliu.

Për gjendjen e kësaj rruge është në dijeni edhe Komuna e Mitrovicës. Nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë thonë se janë në pritje që operatori ekonomik i kontraktuar të fillojë punimet për rregullimin e kësaj rruge.

“Kjo Drejtori ka marrë vendim që të bëhet rregullimi i rrugës “Malsorët”, tek Tuneli i Parë. Aktualisht jemi në pritje që operatori ekonomik i kontraktuar të fillojë më punimet në rregullimin e kësaj rruge”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë për Shërbime Publike.

Banorët janë ankuar se gjendja e keqe e rrugës “Malësorët” është që nga paslufta, sipas tyre, nuk është investuar. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori