5000 mijë vota të ardhura nga diaspora jashtë afatit ligjor kohor, shqyrtimi i të cilave ka ngritur dilemën, nëse ato duhen numëruar apo duhen shpallur të paligjshme, ka bërë që KQZ të mos mund ta shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 6 tetorit. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa hodhi poshtë kërkesën e partisë fituese të zgjedhjeve lëvizjes Vetëvendosje, që këto vota të numërohen edhe pse kanë ardhur me postë jashtë afatit kohor sipas ligjit. Ky panel tha se kërkesa është e paqëndrueshme dhe e pabazuar në ligj, por që e njëjta mund të paraqitet sërish në Gjykatën Supreme për ankesë.
E Lëvizja Vetëvendosja konfirmoi se do ta dërgojë në Gjykatën Supreme vendimin për mos-numërimin e votave të diasporës që kanë ardhur me vonesë.
“Ndonëse Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës i kërkonte PZAP ta merrte parasysh këtë të drejtë, sërish ky panel në mënyrë artificiale dhe në interpretim të ngushtë ia mohoi të drejtën për numërimin e votës qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit. Lëvizja Vetëvendosje do ta dërgojë në Gjykatën Supreme apelin sërish, duke pritur që kjo çështje të zgjidhet e të numërohen këto fletëvotime”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Shpalljen e rezultateve përfundimtare dhe certifikimin e tyre janë duke e pritur dy subjekte politike, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për të “zyrtarizuar koalicionin e ardhshëm qeverisës”, bisedimet për të cilin ende po vazhdojnë.
Lista Srpska në qeverinë e re?
Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, që pritet të jetë kryeministër dhe Vjosa Osmani që ishte kandidate e LDK-së për kryeministre, në takime të ndara kanë pritur ambasadorin e SHBA-së, Philip Kosnet, takime këto të zhvilluara me dyer të mbyllura. Vet Kurti përmes rrjetit social shkroi se ambasadori amerikan ka “uruar që institucionet e Republikës së Kosovës të themelohen sa më parë, në mënyrë që edhe puna për një shtet të së drejtës që lufton korrupsionin dhe zhvillon ekonominë t’i sjellë rezultatet e para”. Kurti thuhet ta ketë njohur ambasadorin edhe me ecurinë pozitive të takimeve me Lidhjen Demokratike dhe shprehu bindjen se shumë shpejt do të formohet qeveria e re. E brenda qeverisë së re që duhet të krijohet duhet të përfshihen edhe komunitetet pakicë, pra edhe serbët e Kosovës. Lista Srpska që garoi në këto zgjedhje, ka fituar 10 mandate të gjitha që janë të garantuara për serbët. Mirëpo, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti disa herë ka deklaruar, se nuk e do në qeverinë e Kosovës, Listën Srpska. Ai do të shikojë për përfaqësues të tjerë të serbëve që të jenë pjesë e qeverisë së tij.
“Kushtetuta e Kosovës thotë, se duhet të jetë së paku një ministër nga komuniteti serb në qeverinë tonë, por nuk thotë se duhet të jetë nga Lista Serbe. Kështu që ne do t’i përqendrojmë përparësitë tona në pakicat si komunitetet, jo si parti”, ka thënë Albin Kurti.
Por, nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq ka thënë se pa bisedime me këtë parti politike, formimi i qeverisë së re të Kosovës nuk është i mundur, sepse, sipas tij, këtë e parashikon Kushtetuta e Kosovës dhe ligjet. “Kurti flet çfarë kishte dëshiruar, mirëpo është diçka tjetër çfarë qëndron në ligje. Në Kushtetutë, në Nenin 96 shkruhet, se “përfaqësuesi i serbëve në qeverinë e Kosovës do të zgjidhet me shumicë të përfaqësuesve të atij komuniteti në Kuvendin e Kosovës. Këtu nuk ka debat. Ajo çfarë flet Kurti se do ta marë ndonjë serb, kjo është sikur ne të themi se nuk e duam Kurtin për kryeministër, por do ta marrim dikë tjetër. Kjo është e pamundur”, citon Jevtiqin transmetuesi publik në Serbi.
Ekspertët për kushtetutën dhe praninë e një ministri serb në qeveri
Por, çfarë thuhet në kushtetutën e Kosovës për përfaqësimin e serbëve në qeveri. Këtë e ka shpjeguar më së miri në një editorial, njëri nga hartuesit e kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, akademik dhe profesor në Universitetin e Prishtinës.
Arsim Bajrami, citon nene të kushtetutës: “Sa i përket Qeverisë së Kosovës, Kushtetuta, mes të tjerash, do të parasheh si në vijim: 5.1 së paku një (1) ministër do të jetë nga komuniteti serb dhe një (1) ministër nga ndonjë komunitet tjetër joshumicë i Kosovës; nëse janë më shumë se dymbëdhjetë (12) ministra, do të jetë edhe një ministër i tretë që përfaqëson një komunitet joshumicë të Kosovës”, shkruan Arsim Bajrami, duke vazhduar me nenin pasus të kushtetutës.
“Neni 5.3 Zgjedhja e këtyre ministrave dhe zëvendësministrave do të vendoset pas konsultimit me partitë, me koalicionet apo grupet që përfaqësojnë komunitetet joshumicë në Kosovë. Nëse caktohen jashtë anëtarësimit të Kuvendit të Kosovës, për këto ministra dhe zëvendësministra do të kërkohet miratim formal i shumicës së deputetëve të Kuvendit të cilët u përkasin partive, koalicioneve, iniciativave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, që janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin në fjalë”, shkruan Arsim Bajrami.
Sidoqoftë, për krijimin e qeverisë së re të Kosovës ende duhet pritur shpallja e rezultateve përfundimtare dhe certifikimi i tyre, që si duket do të kërkojë edhe disa ditë kohë. Pas konstituimit të Kuvendit dhe betimit të deputetëve të rinj, presidenti i Kosovës i kërkon partisë fituese të zgjedhjeve apo koalicionit pas-zgjedhor që duhet formuar me partinë fituese, nominimin e kandidatit të saj për kryeministër i cili duhet të marrë të paktën 61 vota nga 120 vende në parlament në mënyrë që të marrë mandatin për krijimin e qeverisë së re. Pakicat kombëtare kanë 20 vende të garantuara në kuvend, ndërsa në qeverinë e re të paktën një dikaster qeveritar duhet t’u takojë përfaqësuesve të serbëve të Kosovës.
E sfida e parë që e pret qeverinë e re është përballja në dialog me Serbinë që me ngulm po kërkohet nga faktori ndërkombëtar në mënyrë të veçantë nga SHBA-ja. Albin Kurti gjatë fushatës parazgjedhore vazhdimisht ka deklaruar se ai si kryeministër do ta udhëheqë vet dialogun me Serbinë dhe jo presidenti i Kosovës, dhe ka paralajmëruar rishikimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tani në dialogun Kosovë-Serbi./dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTifozët e Barcelonës kërkojnë që një lojtar të shitet menjëherë pas gabimeve që bëri ndaj Benficas
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!