LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e Abu Bakr al-Baghdadit: Një spiun vodhi të brendshmet e udhëheqësit të ISIS-it, gjë që ndihmoi në operacionin ndaj tij

Vdekja e Abu Bakr al-Baghdadit: Një spiun vodhi të brendshmet e udhëheqësit të ISIS-it, gjë që ndihmoi në operacionin ndaj tij

Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët (SDF) thonë se spiuni i tyre vodhi të brendshmet e Abu Bakr al-Baghdadi, të cilat më pas u testuan për ADN dhe u përdorën për të vërtetuar identitetin e tij para se të vritej.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, komandanti i lartë i SDF, Polat Can pretendon se burimi i tyre gjithashtu luajti një rol jetësor në gjetjen e vendndodhjes së liderit të Shtetit Islamik (IS) përpara një operacioni nga forcat speciale amerikane në Siri.

Siç edhe është raportuar deri më tani, Baghdadi vrau veten në sulm.


Megjithatë, BBC vlerëson se presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar rolin e forcave kurde.

Misteret e jetës së Abu Bakr al-Baghdadit: Kush ishte “udhëheqësi i pakapshëm” i ISIS-it që u bë njeriu më i kërkuar në botë
Lexo po ashtu Misteret e jetës së Abu Bakr al-Baghdadit: Kush ishte “udhëheqësi i pakapshëm” i ISIS-it që u bë njeriu më i kërkuar në botë

Kur njoftoi bastisjen më 27 tetor, Z. Trump tha se kurdët ofruan informacione “të dobishme”, por shtoi se ata nuk kishin kryer “një rol ushtarak fare”.

Përkundër kësaj, z. Can këmbënguli se SDF luajti një rol të rëndësishëm në sulmin në një postim në Twitter të hënën.

Ishte më i besuari i tij, njeriu që u dha informata amerikanëve ka treguar 'taktikat e fshehjes' së al-Baghdadit – dhe ka përshkruar bunkerin e tij nëntokësor
Lexo po ashtu Ishte më i besuari i tij, njeriu që u dha informata amerikanëve ka treguar 'taktikat e fshehjes' së al-Baghdadit – dhe ka përshkruar bunkerin e tij nëntokësor

“E gjithë inteligjenca dhe qasja në al-Baghdadi si dhe identifikimi i vendit të tij ishin rezultat i punës sonë. Burimi ynë i inteligjencës ishte i përfshirë në dërgimin e koordinatave, pjesëmarrjen dhe bërjen e operacionit të suksesshëm deri në minutën e fundit!”, tha ai.

Can shtoi se SDF kishte punuar me CIA për të ndjekur Baghdadin që nga 15 maji, dhe kishte zbuluar se ai po fshihej në provincën Idlib, ku ndodhi sulmi.

Burimi, thotë zoti Can, kishte zbuluar se udhëheqësi i ISIS-it ishte gati të transferohej në një lokacion të ri në Jarablus.

Ndryshe, SDF kanë qenë aleatët kryesorë të SHBA-së në betejën kundër grupit të Shtetit Islamik (IS), por në fillim të këtij muaji zoti Trump tërhoqi trupat amerikane nga Siria veriore.

Analistët thonë se tërheqja e SHBA-së i dha Turqisë dritën e gjelbër për të filluar një sulm ndërkufitar mbi rajonin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori