Abu Bakr al-Baghdadi ishte njeriu më i kërkuar në botë deri në vdekjen e tij të supozuar, në një sulm të fundit të SHBA-së në Siri.

Al-Baghdadi e ka udhëhequr ISIS-in për pesë vitet e fundit, duke kryesuar ngjitjen e tij, pasi kultivoi një reputacion për prerjet e kokave të “armiqve” dhe tërhoqi qindra mijëra ndjekës drejt një “Kalifati Islamik” të vetëshpallur në Irak dhe Siri, përcjell Telegrafi.

Ai mbeti në mesin e disa komandantëve të ISIS-it ende të lirë, me gjithë pretendimet e shumta në vitet e fundit në lidhje me vdekjen e tij.

Dhe, siç shkruan Daily Mail, nxitjet e tij ishin të dobishme për të frymëzuar sulmet terroriste në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Duke konfirmuar vdekjen e tij gjatë ditës së diel, presidenti amerikan, Donald Trump tha se al-Baghdadi ‘vdiq si një qen’ dhe e përshkroi atë si ‘më të madh se Bin Ladeni’.

Duke u larguar nga forma e rrëmbimit të aeroplanëve dhe sulmeve të tjera të viktimave masive që identifikoheshin me al-Kaidën, al-Baghdadi dhe udhëheqësit e tjerë të ISIS-it mbështetën veprime të shkallës më të vogël të dhunës që do të ishin më të vështira për zbatimin e ligjit për t’u parandaluar.

“Ai vdiq si një qen, si një frikacak”: Presidenti Trump jep detaje të operacionit ku u vra Abu Bakr al-Baghdadi “Ai vdiq si një qen, si një frikacak”: Presidenti Trump jep detaje të operacionit ku u vra Abu Bakr al-Baghdadi

Ata inkurajuan xhihadistët që nuk mund të udhëtonin në Kalifat për të vrarë atje ku ishin, me çfarëdo arme që kishin në dispozicion të tyre.

Madje, sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, në SHBA ekstremistët e shumtë janë zotuar për besnikërinë e tyre me al-Baghdadi në mediat sociale, duke përfshirë një grua që së bashku me burrin e saj kryen një masakër të vitit 2015 në një festë në San Bernardino, California.

Al-Baghdadi ka udhëhequr ISIS-in për pesë vitet e fundit. Ai është fotografuar në një adresim në vitin 2014

Me një shpërblim prej 25 milionë dollarësh amerikanë për kokën e tij, al-Baghdadi ka qenë shumë më pak i dukshëm vitet e fundit, duke publikuar vetëm regjistrime sporadike audio, përfshirë edhe atë të muajit të kaluar në të cilin ai u bëri thirrje anëtarëve të grupit ekstremist të bëjnë gjithçka që mundnin për të liruar të burgosurit dhe gratë që mbahen në burgje dhe kampe.

Audio e supozuar ishte deklarata e tij e parë publike që nga prilli i kaluar, kur u shfaq në një video për herë të parë në pesë vjet.

Në vitin 2014, ai u shfaq me të zeza duke dhënë një predikim nga foltorja e Xhamisë së Madhe e al-Nuri të Mosulit, pamja e tij e vetme e njohur në publik.

Ai i nxiti myslimanët në mbarë botën të betohen në besnikëri ndaj Kalifatit dhe t’i binden atij si udhëheqësi i tij.

“Unë nuk jam më i mirë se ju ose më i virtytshëm se ju. Nëse më shihni në rrugën e duhur, më ndihmoni. Nëse më shihni në rrugë të gabuar, më këshilloni dhe më ndaloni. Dhe më respektoni për aq sa i bindem Perëndisë”, citohet të ketë thënë ai, atëbotë.

Al-Baghdadi, udhëheqësi i të ashtuquajturit Kalifati Islamik, raportohet se u hodh në erë gjatë sulmit të synuar mbi strehën e tij në provincën Idlib të Sirisë në orët e para të mëngjesit të së dielës

Megjithëse të paktën një fitore simbolike për përpjekjet e kundër terrorizmit perëndimor, vdekja e tij vlerësohet se do të ketë ndikim të panjohur praktik në sulme të mundshme në të ardhmen.

Ai ishte vlerësuar kryesisht si një figurë simbolike e rrjetit global të terrorizmit, dhe ishte përshkruar si ‘e parëndësishme për një kohë të gjatë’ nga një zëdhënës i koalicionit në 2017.

Por kush ishte Al-Baghdadi?

Ai thuhet se lindi si Ibrahim Awwad Ibrahim Ali al-Badri al-Samarrai në vitin 1971 në Samarra, Irak.

Lideri i ISIS-it thuhet se ishte një tifoz i pasionuar i futbollit që nuk kishte nota të mjaftueshme për shkollë juridike ose për një karrierë ushtrie, kështu që ai u transferua në Bagdad për të studiuar Islamin.

Pasi forcat e udhëhequra nga SHBA pushtuan Irakun në vitin 2003, ai themeloi organizatën e tij kryengritëse – por ajo kurrë nuk kreu sulme të mëdha.

Kur u arrestua dhe u mbajt në një strukturë paraburgimi amerikan në jug të Irakut në shkurt të vitit 2004, ai ishte akoma një xhihadist i nivelit të dytë ose të tretë.

Por ishte Kampi Bucca – më vonë i quajtur “Universiteti i Xhihadit” – ku Baghdadi erdhi në moshë si një xhihadist.

“Njerëzit atje e kuptuan që ky askushi, ky djalë i heshtur, ishte një strateg i zgjuar”, tha Sofia Amara, autore e një dokumentari të vitit 2017 që zbuloi dokumente ekskluzive rreth Baghdadit, përcjell Telegrafi.

Ai thuhet se u la i lirë në fund të vitit 2004 për mungesë provash, pastaj u arrestua përsëri dhe u la të shkojë dy herë sepse forcat e sigurisë nuk e dinin kush ishte.

Në vitin 2005, babai i pesë fëmijëve u zotua për besnikëri ndaj Abu Musab al-Zarqawit, udhëheqësit brutal të Al-Kaeda të Irakut.

Zarqawi u vra nga një sulm me dron amerikan në vitin 2006, dhe pasi pasardhësi i tij gjithashtu u eliminua, Baghdadi mori udhëheqjen në vitin 2010.

Pasi shpërtheu lufta civile e Sirisë në 2011, al-Baghdadi u përpoq të ndiqte një plan për një Shtet Islamik të stilit mesjetar, ose Kalifat.

Ai ringjalli Shtetin Islamik të Irakut (ISI), u zgjerua në Siri në vitin 2013 dhe shpalli pavarësinë nga Al-Kaeda.

Operacioni ndaj Abu Bakr al-Baghdadit, publikohen pamje që thuhet se tregojnë momentin e vrasjes së liderit të ISIS-it Operacioni ndaj Abu Bakr al-Baghdadit, publikohen pamje që thuhet se tregojnë momentin e vrasjes së liderit të ISIS-it

Në vitet në vijim, grupi i Baghdadit kapi një mori territoresh, vendosi një sistem qeveritar brutal dhe frymëzoi mijëra për t’u bashkuar me ‘Kalifatin’ nga jashtë.

Ai bashkoi një grup të njohur si Fronti Nusra, i cili fillimisht mirëpriti rebelët suni të moderuar që ishin pjesë e kryengritjes kundër presidentit sirian Bashar Assad, me një të ri të njohur si Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit.

Luftëtarët e Al-Baghdadit kapën një shtrirje të territorit të përtej Irakut dhe Sirisë, përfshirë qytetet kryesore, dhe në qershor 2014, ata shpallën shtetin e vet – ose Kalifatin.

Nën udhëheqjen e tij, grupi u bë i njohur për masakrat makabre dhe prerjet e kokave – shpesh të publikuara në faqet e internetit të militantëve – dhe një besnik i rreptë ndaj një interpretimi ekstrem të Islamit.

Jokarizmatik dhe një orator mesatar, Baghdadi u përshkrua nga ish-gruaja e tij e mohuar Saja al-Dulaimi, e cila tani jeton në Liban, si një ‘njeri familjar normal’ që ishte i mirë me fëmijët.

Ai mendohet se ka pasur tri gra në total; Asma al-Kubaysi irakiene, Isra al-Kaysi siriane dhe një bashkëshorte tjetër, së fundmi, nga Gjiri.

Ai është akuzuar për përdhunime të vazhdueshme të vajzave dhe grave që ai i mbante si ‘skllevër seksi’, duke përfshirë një vajzë jezidi në para-adoleshencë dhe punonjësen e ndihmës amerikane Kayla Mueller, e cila u vra më pas.

Me kalimin e viteve, ai është raportuar shumë herë se është vrarë, por asnjë nga këto raportime nuk është konfirmuar.

Në vitin 2017, zyrtarët rusë thanë që ekzistonte një ‘probabilitet i lartë’ se ai ishte vrarë në një sulm ajror rus në periferi të Raqqa, por zyrtarët amerikanë më vonë thanë se besonin se ai ishte akoma gjallë.

Al-Baghdadi, udhëheqësi i të ashtuquajturit Kalifati Islamik, raportohet se hodhi veten në erë gjatë sulmit të synuar mbi strehën e tij në provincën Idlib të Sirisë, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Ai arriti në zonën e bastisjes 48 orë më parë, citohet të ketë thënë një zyrtar turk.

Aty, udhëheqësi i ISIS-it ishte me dy gratë e tij, të cilat raportohet se kishin veshur pajisje eksplozive, si dhe fëmijët e tij për të cilët besohet të jenë akoma gjallë. /Telegrafi/