LAJMI I FUNDIT:

Orari i javës së 13-të në IPKO Superligë

Orari i javës së 13-të në IPKO Superligë

Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së 13-të në IPKO Superligë të cilat zhvillohen në fundjavë.

Ndeshja hapëse e javës së 13-të do të jetë ajo ndërmjet Llapit dhe Drenicës, që zhvillohet të premten në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Të shtunën zhvillohet derbi mes Feronikelit dhe Ballkanit në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.


Po atë dit Prishtina shkon te Dukagjin, ndërsa Trepça ’89 pret Vushtrrinë.

Gjilani luan të dielën ndaj Ferizajt në “Riza Lushta”, ndërsa po këtë ditë Drita do të jetë mysafirë i Flamurtarit.

IPKO Superliga – java e 13-të

E premte, 1 nëntor, ora 13:00

Llapi-Drenica

E shtunë, 2 nëntor, ora 13:00

Trepça ‘89-Vushtrria

Feronikeli-Ballkani

Dukagjini-Prishtina

E diel, 3 nëntor, ora 13:00

Mitrovicë: Gjilani-Ferizaj