LAJMI I FUNDIT:

Për 4 vjet afër tre mijë studentë kanë përfituar nga Erasmus +

Për 4 vjet afër tre mijë studentë kanë përfituar nga Erasmus +

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Zyrën e Erasmus+ në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit kanë organizuar sot ditën qendrore informuese për Programin Erasmus+.

Zëvendës shefi i zyrës së BE-së në Kosovë Ricardo Serri, tha se programi Erasmus, është një nga sukseset më të mëdha të BE-së.


” BE bazohet në shkëmbimet e të rinjve, studentëve për mësimin e kulturave. Ka një numër të madh të studentëve që kanë pasur mundësinë që të mësojnë një kulturë dhe gjuhë tjetër, dhe të kthehen në vendin e tyre. Buxheti për tri vitet e ardhshme do të dyfishohet. Që nga viti 2015, gati 3 mijë studentë nga Kosova kanë përfituar nga ky program. Është e rëndësishme që rreth 1 mijë kanë ardhur në Kosovë. Erasmus është shembulli më i mirë i shkëmbimeve”, tha Serri.

Sipas tij, Kosova deri më tani ka marrë pjesë në 20 projekte për ngritjen e arsimit. Serri ka thënë se Erasmus është mundësi për zhvillimin personal dhe atyre të institucioneve.

Ai u ka rekomanduar pjesëmarrësve, që të përpiqen në mënyrë që të jenë përfitues i këtij programi.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit për Arsimin e Lartë në MASHT, Burim Gashi u zotua se do të përkrahin edhe më tutje këtë program, me qëllim të përfitimit të studentëve.

” Që nga fillimet e zhvillimeve të Erasmus +s, MASHT e ka mbështetur këtë program. MAShT i gëzohet këtij fakti se universitetet janë përfituese të këtij programi, pavarësisht a janë publike apo private. Ministria do të përkrah dhe të nxis ato që të kenë rritje të aplikimeve. Duke ditur mundësitë, është mirë që të shfrytëzohen ato sa me shumë. Eksperiencat e fituara në universitetet evropiane rrisin vlerën, dhe mundësojnë të bëhet ndërkombëtarizimi i arsimit në institucionet tona”, tha Gashi. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori