Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore, janë mbledhur sot në një tryezë me qëllim të shënimit të javës globale për edukimin medial mbi median dhe informacionin.
Kjo javë i dedikohet lirisë së shprehjes, në mënyrë që të ketë diversitet më të madh dhe të njoftohen qytetarët për përmbajtjet mediale.
Kryeshefi ekzekutiv i KPM-së Luan Latifi tha se kjo ngjarje ka për qëllim promovimin e edukimit medial si dhe përcaktimin e hapave të mëtejmë drejt zhvillimit të politikave që ndërlidhën me këtë fushë.
“Zhvillimi teknologjik dhe informimi i shpejtë në kohën digjitale ka bërë që mediat online dhe rrjetet sociale të kenë një rol të rëndësishëm në ndikimin e krijimit të opinionit publik, prandaj qytetarët duhet të fuqizohen me aftësitë e nevojshme dhe të përshtatshme për të dalluar lajmet reale dhe të vërteta nga informacioni i rremë dhe dezinformues. Në zhvillimin e edukimit medial rol do të ketë edhe KPM, si rregullator i mediave për të inkurajuar dhe për të nxitur aktivitetet e ndryshme me të gjithë akterët institucionalë për të promovuar edukimin medial”, tha Latifi.
Nënkryetarja e KMP-së, Violeta Hyseni – Kelmendi, u shpreh e bindur se KPM, mund të merr një rol aktiv duke realizuar projekte të ndryshme për Edukimin Medial.
Për realizimin e këtij projekti sipas Kelmendit, KPM do të bashkëpunojë me media, shoqëri civile, institucione akademike dhe palë të tjera të cilat shprehin interesim.
“Ne sa jemi kthyer nga takimi i rregullatorëve evropianë, kjo ka qenë një prej pikave kryesore që është diskutuar. Pra është sfidë që po përballen edhe rregullatorët evropianë, është një proces në të cilin disa janë të angazhuar intensivisht, disa janë vetëm si palë. Për neve si rregullator në Kosovë mendojmë se KPM-ja mund të merr një rol mjaft aktiv dhe kjo duke realizuar projekte në bashkëpunim me palët tjera duke përfshirë këtu organizatat e shoqërisë civile, institucionet akademike, mediat por edhe të gjitha palët të cilat janë të interesuara të përfshihen në këtë proces”, tha Hyseni- Kelmendi.
Drejtori i Këshillit të Mediave të Shkruara Imer Mushkolaj, tha se lënda e edukimit medial duhet të futet në shkolla, pasi që do të ndihmonte shumë mediat që të jenë të vetëdijshme për përmbajtjen që ofrojnë.
“Duhet ta kemi parasysh arritjen apo realizimin e një kornize gjithëpërfshirëse sa i përket Edukimit medial. Pra ne duhet ta bëjmë punën tonë jashtë institucioneve. Kur po them institucioneve e kam fjalën për futjen e lëndës së edukimit medial në shkolla, pra presioni nuk duhet të mungojë sepse nga perspektiva ime unë konsideroj që është mjaft e rëndësishme që të jetë pjesë e korrikulës së shkollës, ne kemi njerëz që do të japin kontribut të mirë në këtë çështje”, tha Mushkolaj.
Mushkolaj tha se përderisa te gjeneratat e reja fokusi duhet të jetë te futja e lëndës edukim medial në shkolla, te gjeneratat më në moshë duhet të jetë edukimi se si ta njohin informacionin nëse është lajm i rremë ose i vërtetë.
Nga Departamenti i Gazetarisë në Fakultetin Filologjik të UP-së, Remzije Shahini-Hoxhaj tha se mësimdhënësit luajnë rolin kryesor në edukimin medial dhe në mendimin kritik.
“Ne si departament kemi insistuar që nga viti 2010 që Edukimi Medial, duke i parë zhvillimet, të cilat ndodhin sot në zhvillimet teknologjike dhe zhvillimet shoqërore që ndodhin në Kosovë kemi insistuar që edukimi medial të bëhet pjesë e programit shkollor, jo vetëm nga universiteti, por edhe nga shkollimi para fillor ,fillor dhe i mesëm”, tha Shahini -Hoxhaj.
Ajo tregoi se Departamenti i Gazetarisë këtë vit ka pasur një pilot projekt në bashkëpunim me organizatën INDEP dhe UNESCO, për trajnimin e mësimdhënësve në Edukimin Medial, ku sipas saj deri tani kanë arritur t’i trajnojnë 300 mësimdhënës të shkollave të Kosovës./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort
Shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion, në pranga 40-vjeçarja turke në Tiranë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë