LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohen 102 kallëzime penale për krime të luftës në Gjakovë

Dorëzohen 102 kallëzime penale për krime të luftës në Gjakovë

Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98-99”, ka dorëzuar sot në Policinë e Kosovës kontingjentin e trembëdhjetë të padive me rreth 102 kallëzime penale të bëra nga qytetarët e Gjakovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte.

Pas dorëzimit të 102 kallëzimeve penale, kryetarja e kësaj shoqate, Shkëndije Hoda, tha që presin rezultate pozitive.


“Sot arritëm që ta sjellim kontingjentin e trembëdhjetë të kallëzimeve penale ku janë përfshirë 102 lëndë që do të hetohen për krime të luftës në Komunën e Gjakovës. Ky është bashkëpunimi i parë me policinë, direkt po i sjellim këtu qëllimi është një ndihmesë që na japim më tepër fakte, gjatë bisedës që kemi pasur edhe me drejtorin shihet se ka vullnet. Njëherë nuk ka rezultate, por po veprohet çdo ditë dhe po merren dëshmitarët në pyetje”, kanë deklaruar para mediave.

Përfaqësuesit e Shoqatës për Krimet e Luftës “Gjakova 98-99”, pas dorëzimit të 102 kallëzimeve penale në Policinë e Kosovës Foto: Ridvan Slivova

Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98-99 thanë se ka vullnet të madh nga Policia e Kosovës dhe se ky është bashkëpunimi i parë.

Po ashtu, në konferencë u bë e ditur se rastet janë nga më të ndryshme prej maltretimeve fizike, vrasjeve dhe shkatërrimi i pasurisë./Telegrafi/