LAJMI I FUNDIT:

Lagarde lajmëron detyrat e reja në BQE

Lagarde lajmëron detyrat e reja në BQE

Christine Lagarde tha se do të përpiqet të ndalojë “grindjet” brenda Bankës Qendrore Evropiane.

Sipas saj, përplasja publike mes politikëbërësve ka krijuar një konflikt që nuk ka ndodhur më parë.


“Duhet të përqendrohemi në arritjen e një pajtimi në të ardhmen. Unë do të bashkojë gjithnjë mendimet e ndryshme brenda bordit”, tha Lagarde, presidentja e ardhshme e institucionit në Frankfurt.

Banka Qendrore Evropiane miratoi një paketë të stimujve monetarë muajin e kaluar, por një e treta e politikëbërësve ishin kundër blerjes së obligacioneve në treg të hapur dhe disa e kundërshtuan masën në publik.

Lagarde zgjidhet shefe e BQE-së në një moment të trazuar
Lexo po ashtu Lagarde zgjidhet shefe e BQE-së në një moment të trazuar

Kjo krijoi një përplasje të jashtëzakonshme në një institucion që zakonisht merr vendimet në bazë të konsensusit.

Lagarde shtoi se ajo synon të nisë një rishikim të gjerë të politikave menjëherë sa të marrë detyrën dhe do të përfshijë anëtarë të këshillit të caktimit të normave të interesit që në fazat fillestare.

Ajo përsëriti mesazhin standard të Mario Draghit, paraardhësit të saj, se politikat fiskale duhet të jenë më aktive për të nxitur ekonominë dhe inflacionin. Lagarde tha se kërkon gjithashtu që Banka Qendrore Evropiane të bashkëpunojë më afër publikut të përgjithshëm dhe t’i japë prioritet çështjeve si ndryshimi klimatik dhe rritjes së femrave në botën financiare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori