LAJMI I FUNDIT:

Vardy tregon se s’i i motivoi Evans të shënonin nëntë gola ndaj Southamptonit

Vardy tregon se s’i i motivoi Evans të shënonin nëntë gola ndaj Southamptonit
Jamie Vardy . (Photo by Naomi Baker/Getty Images)

Leicester City ka arritur njërën nga fitore më të thella në histori të Ligës Premier.

Në fakt ‘Dhelprat’ kanë marrë fitoren më të thellë si mysafirë në histori të PL, pasi mposhtën 0-9 në udhëtim Southamptonin.


Me rezultat identik kishte triumfuar edhe Manchester United 14 vite më parë në Old Traford ndaj Ipswich Town.

Pas ndeshjes sulmuesi anglez, Jamie Vardy ka treguar për Sky Sports se ishte mbrojtësi Johny Evans që i motivoi për të arritur fitoren prej nëntë golash.

Jamie Vardy me bashkëlojtarët e tij duke festuar golin e nëntë ndaj Southampton. (Photo by Bryn Lennon/Getty Images)

“Kur shënuar golin e gjashtë, Johny Evans erdhi me vrap dhe na tregoi se nëse vazhdojmë me këtë ritëm mund ta thyejmë rekordin”.

“Natyrisht ne ishim të vendosur të luanim në këtë mënyrë dhe ishte një fitore e mrekullueshme. Evans na motivoi për të thyer këtë rekord”, tha Vardy pas ndeshjes për Sky Sports.

Fitoren më të thellë një skuadër mysafire e kishte arritur në vitin 1999.

Ishte Manchester United që kishte triumfuar në fushën e Nottingham Forest me rezultat 1:8, por me triumfin e djeshëm të Leicesterit, ‘Dhelprat’ janë skuadra me fitoren më të thellë në udhëtim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori