LAJMI I FUNDIT:

Stormzy dhe Meghan Markle në listën e 100 njerëzve me ngjyrë më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar

Stormzy dhe Meghan Markle në listën e 100 njerëzve me ngjyrë më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar
Foto: Getty Images/Guliver

Reperi Stormzy dhe Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, u emëruan sot midis njerëzve të zezë më me ndikim në Britani.

Reperi 26-vjeçar dhe aktorja Meghan, 38 vjeçe, i bashkohen listës ku ndodhet edhe futbollisti Raheem Sterling në “Powerlist 2020”, një listë vjetore e 100 njerëzve më të fuqishëm të trashëgimisë afrikane, afrikano-karaibe dhe afrikano-amerikane në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Në krye të listës këtë vit është Ismail Ahmed, themeluesi i firmës pionier të transferimit të parave “WorldRemit” të cilën ai e themeloi në vitin 2010 duke përdorur kompensim nga Kombet e Bashkuara për ekspozimin e pretenduar të korrupsionit.


Stormzy (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Gjithashtu në listë është Pat McGrath, e cila është parë gjerësisht si artistja më me ndikim në kozmetikë në botë, pasi themeloi linjën e saj eponimike të kozmetikës “Pat McGrath Labs”, e cila është rritur në një biznes miliardë funte.

Meghan Markle (Foto: Jeremy Selwyn – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Hyrësit e rinj në “Powerlist 2020” përfshijnë modelin dhe aktivistin Adwoa Aboah, Michael Sherman, shefin e strategjisë dhe transformimin për BT, dhe Sterling, i cili ka qenë i hapur në lidhje me racizmin në vitin e kaluar.

Top 10 njerëzit me ngjyrë dhe më me ndikim në Britani spas “Powerlist 2020”:

1. Ismail Ahmed – Founder and Chairman WorldRemit
2. Pat McGrath, MBE – Make-up artist and founder Pat McGrath Labs
3. Michael Sherman – Chief Strategy and Transformation Officer, BT
4. Jacky Wright – Chief Digital Officer Microsoft
5. Stormzy – Grime artist
6. Edward Enninful, OBE – Editor-in-Chief British Vogue
7. Ebele Okobi – Public Policy Director, Africa, the Middle East and Turkey
8. Paulette Rowe – Global Head, Payments and Financial Services, Facebook
9. Lynette Yiadom-Boakye – Artist
10. Richard Iferenta – Partner, KPMG. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Gruaja që akuzoi Conor McGregor për përdhunim fiton çështjen civile dhe merr dëmshpërblim

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Kalo në kategori