LAJMI I FUNDIT:

Kanye West e pranon se ka varësi nga pornografia

Kanye West e pranon se ka varësi nga pornografia
Kanye West (Foto: Roy Rochlin/Getty Images/Guliver)

Reperi i njohur Kanye West ka treguar në një intervistë të fundit, se ka vartësi të plotë nga pornografia.

Ai thotë se e gjitha filloi në moshën pesë vjeçare, kur gjeti një revistë “Playboy” në shtëpinë e tij.


Duke folur me gazetarin Zane Lowe në Radio Beats 1 të Apple Music, ai tha se varësia e tij për të parë filma me përmbajtje të rritur u zgjua edhe më shumë me kalimin e viteve.

Kanye West (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

“Për mua, Playboy ishte porta ime e plotë në varësi nga pornografia. Babai im kishte lënë një revistë të Playboy që e kishte lënë kur ishte në moshën pesë vjeçare dhe ndikoi në pothuajse çdo zgjedhje që bëra për pjesën tjetër të jetës time”, ka thënë Kanye West.

“Prej moshës pesë vjeçare deri tani, fillova zakonin dhe thjesht thosha është në rregull dhe pastaj ngrihesha në këmbë dhe thoja: Jo, nuk është mirë”, tregoi tutje burri i Kim Kardashianit.

Kanye West dhe Kim Kardashian (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

I njëjti tregoi se ka vartësi edhe nga seksi, gjë e cila thotë se erdhi edhe pasi nëna e tij, Donda, vdiq në vitin 2007.

“Unë mendoj se kur njerëzit kanë qenë të varur nga diçka e tillë, nëse pyesni dikë që është një narkoman, është sikur të thuash: “A jeni akoma i varur?”, ka deklaruar tutje West. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori