LAJMI I FUNDIT:

Hodaj: Gjykata Speciale mund të ftojë edhe persona që nuk kanë lidhje me luftën

Hodaj: Gjykata Speciale mund të ftojë edhe persona që nuk kanë lidhje me luftën

Avokati Taulant Hodaj ka thënë se Gjykata Speciale mund të ftojë edhe persona që nuk kanë pasur lidhje me periudhën e luftës.

Hodaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se është vështirë të parashikohen veprimet e Tribunalit të Hagës pasi sipas tij ata e ruajnë shumë sekretin dhe nuk lejojnë rrjedhjen e informacionit.

Ai ka thënë se Specialja nuk do të ftojë vetëm njerëz që kanë pasur uniforma në luftë, pasi sipas tij target mund të jenë edhe persona që mund të kenë lindur në atë kohë.


“Gjykata Speciale ka juridiksion për hetimin edhe të veprave penale që lidhen me administrimin e sistemit të drejtësisë dhe administratës publike”.

Avokati thotë se personat që potencialisht mund të jenë target i Speciales janë edhe ata që në ndonjë formë kanë manipuluar me prova.

Hodaj ka thënë se ftesat që po i bënë Gjykata Speciale në kafene duhet adresuar nga institucionet tjera përgjegjëse pasi kjo çështje nuk është në rregull.

Ai ka shtuar se të ftuarit duhet ta kenë të qartë nëse janë ftuar si dëshmitarë apo të dyshuar dhe thotë se këtë shqetësim e ka shprehur edhe pranë Dhomave të Specializuara.

Avokati ka thënë se shoqatat e ndryshme duhet të bëjnë më shumë në mbledhjen e dëshmive për krimet ndaj shqiptarëve pasi sipas tij është nën juridiksionin e Speciales edhe zhdukja e Ukshin Hotit ose të tjerëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori