Deputetët e legjislaturës së kaluar që nuk marrin paga nga buxheti i shtetit, e kanë të garantuar që do të marrin pagë për 1 vit. Ndërkaq, edhe pse në dhjetor hyn në fuqi ligji për pagat, ata nuk do të kenë rritje, pasi që specifikohet se 12 pagat do t’i marrin 100% sa ishte pagesa e fundit.
Përkundër që ligji për pagat hyn në fuqi së shpejti, deputetët e legjislaturës ë kaluar do të paguhen sipas pagës së fundit bazë. Madje, ata deri në gusht të vitit 2020, do të marrin mbi 1400 euro, sa ishte paga bazë e tyre.
“Deputetët nëse e kanë përfunduar mandatin apo e kanë përfunduar para kohe dhe nuk gëzojnë ndonjë të hyrë financiare nga buxheti i shtetit për një periudhë kalimtare një vjeçare, gëzojnë të marrin përqindjen e pagës bazë që ka qenë e fundit për ata deputetë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Lulëzim Rafuna.
Madje për ta sqaruar këtë çështje, Ministria e Financave ishte drejtuar edhe te zyra ligjore, përcjell Telegrafi.
Drejtori ekzekutiv në organizatën “Çohu”, Arton Demhasaj tha se ligji i ri është shumë i qartë sa i përket pagave që duhet të marrin deputetët që nuk do të rizgjidhen.
“Assesi nuk bën që deputetët që nuk janë rizgjedhur në Kuvend të vazhdojnë të marrin pagën me rritje sipas ligjit të ri, pasi ligji hyn në fuqi në momentin kur këta ish-deputetë kanë mandatin e skaduar”, deklaroi Arton Demhasaj.
Ligji i ri për pagat është miratuar në shkurt të vitit 2019 dhe pritet të zbatohet në dhjetor të po këtij viti./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze