Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka reaguar për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi, shkrimtarit austriak Peter Handke.
Kurti në një postim në llogarinë e tij Facebook ka pyetur se cila është vlera që i jep çmimit Peter Handke, sipas tij avokat i gjenocidit e mohues i dhimbjes e i traumës së popujve të tërë?
Ndër të tjera ai ka thënë se bëhen 55 vjet prej kur Jean-Paul Sartre e ka refuzuar çmimin Nobel për Letërsi duke mos dashur të transformohet nga vlerësimi prestigjioz.
Dallimi sipas Kurtit është se Sartre ishte në anën e të shtypurit që revoltohet ndërsa Handke është në anën e shtypësit që nuk pendohet.
Postimi i plotë:
Sot, më 22 tetor, bëhen 55 vjet prej kur Jean-Paul Sartre e ka refuzuar çmimin Nobel për Letërsi. Thua se e ka ditur çka do të bëhet me këtë çmim në vitin 2019 kur ai iu nda Peter Handke-s.
Sartre e ka refuzuar çmimin atëbotë sepse nuk ka dashur të transformohet nga vlerësimi prestigjioz, ndërkaq çmimi për Handke-n tashmë po e transformon vlerësimin e përgjithshëm për Nobelin për Letërsi.
Ky çmim që konsiderohet si stolia më e lartë në jetën e një shkrimtari, prestigjin nuk e ka fituar nga paratë që ndan, por pikërisht nga emrat e atyre që historikisht ka stolisur. Pra, lista e të vlerësuarve ia ka rritur vlerën çmimit. Por, cila është vlera që i jep çmimit Peter Handke, ky avokat i gjenocidit e mohues i dhimbjes e i traumës së popujve të tërë?
Oskar Wilde te portreti i Dorian Gray-t shkruante se “nuk ekziston libri moral apo imoral, veç libri i shkruar mirë apo keq”. Ama çmimi Nobel nuk i ndahet librave të veçantë, por gjithnjë i jepet një shkrimtari. E nëse librin a letërsinë edhe mund ta gjykojmë në vetvete, si të pavarur prej autorit, shkrimtarin nuk mund ta gjykojmë assesi si të pavarur prej vetes, veprës e fjalës së vet. Atë duhet ta vlerësojmë si njeri, si bashkëkohësin tonë, që me qëndrimet, fjalët e bëmat e veta ndërton personën e vet, po aq sa e ndërton edhe me veprat që shkruan. Andaj, pavarësisht çdo konsiderate “strikt letrare”, nuk mund të mos na revoltojë përzgjedhja e Peter Handke-s për çmimin Nobel në vitin 2019.
Ballkani ka nevojë për drejtësinë, paqen dhe pajtimin, pas luftërave të përgjakshme dhe tensionimeve të vazhdueshme. Në fakt, nëpërmjet drejtësisë për krimet, edhe arrijmë tek e vërteta historike dhe njerëzore, te besimi i ndërsjelltë për pajtim në të ardhmen.
Me Sartre-in nuk do të ishte e nevojshme të diskutoheshin këto. Me Handke-n nuk është e mundur të diskutohen këto. Sepse Sartre ishte në anën e të shtypurit që revoltohet. Ndërkaq Handke është në anën e shtypësit që nuk pendohet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite