LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimi i Qendrës së re Klinike në pikëpyetje, nëse ndryshon Qeveria projekti mund të mos realizohet

Ndërtimi i Qendrës së re Klinike në pikëpyetje, nëse ndryshon Qeveria projekti mund të mos realizohet

Me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe me ndërrimin eventual të qeverisë, ndërtimi i qendrës së re klinike është në pikëpyetje. OBRM-PDUKM ishte kundër që klinika të ndërtohet në Gjorce Petrov. “TV21” pyeti në këtë parti se a do të bllokohet realizimi i këtij projekti nëse ata vijnë në pushtet. Igor Janshev tha se në këtë projekt ka dyshime për krim të lartë.

“Ajo që e shohim në gjithë këtë periudhë sa i takon Qendrës klinike, hedh dyshime për krim të lartë, ku ndoshta drejtpërdrejtë janë të përfshirë vetë Zaevi dhe Filipçe. Të gjithë që kanë vepruar kundër ligjit dhe të gjithë që do të bëjnë vepër penale, ju garantojë se do të mbajë përgjegjësi për të. Mos të harroj të cekë se edhe tërheqja e Tevdovskit ishte pikërisht Qendra klinike. kështu që të shohim se si do të rrjedhin punët, ashtu do të veprojmë edhe ne”, u shpreh Igor Janushev nga OBRM-PDUKM.

Nga LSDM, thonë se projekti mund të stopohet nëse deri në ndërrimin e qeverisë nuk i kalon procedurat e duhura për të filluar ndërtimi.


“Nuk e di në cilin fazë është projekti, nëse kapet projekti në fazën e realizimit, sigurisht se nuk do të ketë pengesa për tu realizuar, por nëse duhet të ketë tenderim dhe gjëra tjera, procedura që duhet të kalohen, patjetër se do të mund të ndërpritet. Por jam I bindur se punët po rrjedhin si duhet dhe Qendra klinike do të fillojë të realizohet”, deklaroi Konstadin Konstadinov nga LSDM.

Qendra e re klinike Universitare që do të ndërtohet në Gjorçe Petrov të Shkupi dhe do të kushtoj rreth 500 milion euro. Paratë do të sigurohen prej linjës së bankave komerciale Erste grup, Rajfazen Bank dhe Banka Unikredit. Në këtë shumë nuk janë përfshirë ndërtimet infrastrukturore. Kjo pjesë do të mbulohet me para të buxhetit shtetëror. Nuk ka informacione në lidhje me atë se kur do të merren mjetet financiare, sa ka afat për kthimin e të njëjtave dhe sa është norma e interesit.

Në trend Lajme

Më shumë
Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Kronika e Zezë
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Lajme
Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës

Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Largimi i masave ndaj Kosovës, BE: Nuk ka asgjë të re, diskutimet vazhdojnë në Këshill

Largimi i masave ndaj Kosovës, BE: Nuk ka asgjë të re, diskutimet vazhdojnë në Këshill

Lajme
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Lajme
Kalo në kategori