Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të huaj, i cili ishte pronar i një agjencioni, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “mashtrimi”.
Policia e Kosovës përmes një komunikate të bërë për media, bën të ditur se bazuar në informacionet e pranuara për vepër penale “Mashtrim”, përmes, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë (NJRHKEK–Prishtinë) ka ndërmarrë veprime konkrete hetimore për zbardhjen e mashtrimeve të mundshme, për të cilat dyshohej se qytetarë të Republikës së Kosovës kanë rënë pre e tyre.
|Lidhur me rastin pas hetimeve disa mujore është konstatuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari shtetas i huaj me iniciale (J. L.) pronar i një “agjencioni”, ka kryer veprën penale “mashtrim” pasi përmes paraqitjes se fakteve të rreme, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete në mënyrë të kundërligjshme ka vënë në lajthim qytetarë të ndryshëm të Republikës së Kosovës se rregullon viza pune për në një shtet të BE-së duke dëmtuar qytetarët që kanë aplikuar për rregullimin e vizave të punës, secilin prej tyre në vlerë prej 150 deri në 300 euro. Prandaj, ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka përfituar rreth 11.000 (njëmbëdhjetë mijë euro), duke mashtruar mbi 70 persona.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore të nevojshme, përfshirë sigurimin e dëshmive dhe intervistimin e palëve (viktimave), si dhe intervistimin e personit të dyshuar shtetas i huaj me iniciale (J. L.), në prezencën e avokatit mbrojtës, në konsultim me Prokurorin Kujdestar, i dyshuari (J.L.) dërgohet në mbajtje prej 48 orëve”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Policia e Kosovës inkurajon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të jenë të kujdesshëm dhe mos të bien pre e mashtrimeve të çfarëdo lloji, por për çdo dyshim apo informacion që mund të jet i rëndësishëm për parandalimin e rasteve të tilla të mashtrimit të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, në mënyrë që kryesit e këtyre veprave penale të sillen para drejtësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj