LAJMI I FUNDIT:

Simovski: Deri pas zgjedhjeve të prillit 2020 nuk mund të ketë regjistrim të popullatës në Maqedoni

Simovski: Deri pas zgjedhjeve të prillit 2020 nuk mund të ketë regjistrim të popullatës në Maqedoni

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostol Simovski ka folur sot për ndryshimet e afateve për regjistrimin e popullatës dhe gjësendeve në Maqedoninë e Veriut, duke vendosur theks tek zgjedhjet dhe tek përgatitjet që duhet t’i bëjë ky institucion me institucione tjera për regjistrim, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Regjistrimi i popullatës ishte i planifikuar që të mbahet gjatë muajit prill të vitit 2020. Siç e dini, dje erdhi vendimi i mbajtjes së zgjedhjeve më 12 prill, e kjo do të pengojë regjistrimin. Për fat të keq, Ligji për regjistrimin nuk është kaluar në Kuvend, edhe pse është në procedurë. Është e rëndësishme të thuhet se regjistrim në prill të 2020 nuk do të ketë. Teknikisht edhe para zgjedhjeve nuk mund të realizohet regjistrimi. Nuk mund të them se kur do të mbahet pasi Qeveria është parashtrues i Ligjit, dhe Kuvendi duhet ta votoj. Ne nuk mund të ndikojmë që të ndryshohen këto vendime. Edhe ne jemi habitur me datën për zgjedhje. Regjistrim do të ketë por nuk e dijmë kur do të ketë. Askush nuk është kundër regjistrimit të popullatës” tha Simovski në takimin me gazetarët.


Simovski gjithashtu tha se për regjistrim do të konsultohen me Qeverinë, Kuvendin dhe me institucionet tjera që ndërlidhen me organizimin e regjistrimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori