LAJMI I FUNDIT:

Elezi: 420 milionë euro për realizimin e kornizës afatatmesme për projekte infrastrukturore

Elezi: 420 milionë euro për realizimin e kornizës afatatmesme për projekte infrastrukturore

“Në fillim të vitit, Banka Botërore dha dritë jeshile për zbatimin e kornizës afatmesme prej 420 milion dollarë për vendin tonë dhe siguroi 120 milion dollarë mbështetje për pesë projekte për të përmirësuar infrastrukturën lokale, modernizimin e sektorit të pensioneve dhe bujqësisë, përmirësimin e efikasitetit energjetik të institucioneve publike dhe sigurimin e qasjes në shërbime me brez të gjerë e me cilësi të lartë”.

“Deri në fillim të vitit të ardhshëm duhet të nënshkruhet marrëveshja me Bankën Botërore (BB) ku do të sigurohen 70 milion euro për zbatimin e Projektit për ndërtimin dhe rehabilitimin të rrugëve lokale. Përmes Projektit të ndërtimit dhe rehabilitimit të rrugëve lokale, komunat me projekte të sektorit lokal do të mund të shfrytëzojnë fondet për të përmirësuar infrastrukturën lokale”, kështu theksoi zëvendës ministrja e Financave, Shiret Elezi.


Ajo theksoi se përmes projektit për efikasitetit energjetik në vlerë prej 25 milion euro do të investohen në përmirësimin e efikasitetit energjetik të ndërtesave publike në komuna, si dhe në përmirësimin e efikasitetit energjetik të institucioneve publike.

“Projekti i modernizimit të bujqësisë është në vlerë prej 46 milion euro, nga të cilat 4.5 milion euro do të jenë grant mjete. Ky projekt do të përmirësojë konkurrencën e sektorit bujqësor përmes një sistemi këshillues dhe qendrave të blerjes bujqësore, duke forcuar kapacitetet zbatuese të IPARD”.

“Projekti i Modernizimit të Sektorit të Pensioneve është gjithashtu pjesë e mbështetjes së Bankës Botërore për reformën e pensioneve. Ky projekt do të modernizojë administratën e pensioneve, do të krijojë një regjistër të vetëm të sigurimeve shoqërore, do të forcojë sistemin e punësimit dhe rehabilitimit profesional për personat me aftësi të kufizuara”, tha Elezi.

Sipas saj, një marrëveshje me Bankën Botërore për të financuar projektin ‘Maqedonia digjitale’ në vlerë prej 30 milion euro duhet të nënshkruhet nga mesi i vitit të ardhshëm për të mundësuar hyrjen në shërbimet e brezit të gjerë me cilësi të lartë.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori