LAJMI I FUNDIT:

Luiz: Arsenali mund ta rivalizojë Liverpoolin për titull

Luiz: Arsenali mund ta rivalizojë Liverpoolin për titull

David Luiz mendon se Arsenali në këtë sezon mund ta rivalizojë Liverpoolin për titullin e Ligës Premier.

Mbrojtësi brazilian që kaloi në këtë verë te Gunners nga Chelsea, ka thënë se ata mund ta fitojnë në këtë edicion titullin e ligës angleze.


“Për mua, ky start i yni në ligë do të thotë se ne mund të fitojmë titullin e Ligës Premier dhe nëse ju nuk punoni për këtë gjë atëherë e humbisni vetë titullin”, ka thënë Luiz.

“Dua të fitoj tituj me Arsenalin. Dua të zhvillohem dhe të adaptohem në stilin e lojës së Arsenalit. Mendoj se mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku në këtë sezon”.

Luiz: Vendosa të largohesha nga Chelsea para se të arrinte oferta e Arsenalit
Lexo po ashtu Luiz: Vendosa të largohesha nga Chelsea para se të arrinte oferta e Arsenalit

Skuadra londineze ka humbur vetëm një ndeshje në këtë sezon, derisa qëndrojnë nëntë pikë mbrapa Liverpoolit.

Arsenali që nga viti 2004 nuk ka arritur ta fitojë Ligën Premier, ndërsa kanë në këto vitet e fundit më shumë kanë qëndruar në top katërshe së kanë qenë favorit për ta fituar trofeun. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori