Sot në Prishtinë është mbajtur një protestë në shenjë solidariteti me popullin kurd, duke iu bashkangjitur kështu protestës #RiseUp4Rojava, që është mbajtur në disa qendra të botës.
Kjo protestë që është organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), është kundërshtuar nga një grup i njerëzve që e kanë quajtur të pakuptimtë.
Igballe Rugova nga RrGK, tha se kjo protestë është organizuar për të shfaqur solidaritet kundër gjenocidit ndaj popullit kurd.
Ajo tha se kjo protestë nuk është kundër popullit turk, por kundër regjimit të Erdoganit.
“Sot në gjithë botën po organizohen protesta në shenjë solidariteti për popullin kurd. Mos të harrojmë që edhe Kosova ka kaluar një periudhë të tillë në kohën e Millosheviçit, edhe neve Millosheviçi na ka dhunuar, na ka vra, na ka nxjerrë prej shtëpive dhe na ka nxjerrë edhe jashtë shtetit tonë. Ne jemi bashkëngjitur kësaj proteste gjithë botërore vetëm me tregua solidaritet me popullin kurd, me gjithë ata civil kurd që çdo ditë po vdesin, çdo ditë po dhunohen nga regjimi i Erdoganit. Prandaj, sot kemi dal një numër i konsiderueshëm të jemi edhe ne pjesë e kësaj proteste në shenjë solidariteti që mbahet në gjithë botën…Kur ne kalonim tortura, vrasje, dhunime në kohën e Millosheviçit gjithë bota organizonte protesta për ne, gjithë bota. Prandaj, është koha ne tash të tregojmë solidaritet për popujt e tjerë, nuk e mora si shembull kurdët vetëm, por gjithandej kudo që ndodhë krimi, gjenocidi dhe ne si Kosovë du het të dalim për përkrahje, pasi gjithë bota ka dal në përkrahje për ne”, tha ajo.
Derisa protestuesit mbanin në duar pankartën me mbishkrimin #RiseUp4Rojava, pranë Teatrit Kombëtar të Kosovës, në anën tjetër të sheshit disa persona kundërshtonin këtë protestë.
Ata e quanin të pakuptimtë këtë protestë, që sipas tyre ishte kundër Turqisë dhe popullit turk.
Orhan Tyrbedari u shpreh se me këtë protestë të organizuar në Kosovë po përkrahet terrorizmi.
“Po përkrahet terrorizmi, këta janë terroristë që kanë mbytur civil, fëmijë dhe kanë dal i kanë përkrahë. Krejt bota e kanë shpallë si terroristë, edhe Evropa, edhe Amerika. E prej ka dal ky që me e përkrahë Kosova terroristë unë nuk po e di. Kush e ka organizuar këtë, Evropa e ka shpallur terroristë, edhe Amerika e ka shpallur terrorist. Turqia është një shtet që e ka pranuar Kosovën i pari dhe me ndihmë të Turqisë, Kosova shumë ka përparuar. Është puna që është organizuar prej dikujt tjetër, me para janë këta që kanë dal kundër Turqisë. Taipi e ka shpallur tash armëpushim edhe me Amerikën ka me e kontrollua krejt kufirin e Sirisë, me Amerikën”, tha ai.
Por Igballe Rugova nga RrGK u shpreh se i vjen keq për këta persona, pasi sipas saj, kanë harruar ku ka qenë Kosova para dy dekadave.
“Më vjen keq për ta, sepse ata harrojnë ku kemi qenë ne para dy dekadave. Më vjen keq që ata mendojnë që jemi qu kundër popullit turk, po ata harrojnë që ne nuk jemi qu kundër popullit turk, po kundër regjimit të Erdoganit që bënë tani kundër popullit kurd në Siri. Ju ndoshta e dini më së miri e keni pa ato filmime të një lidere kurde të cilën forcat proturke e kanë dhunuar, e kanë gurëzuar deri në vdekje dhe ne prej asaj dite kemi menduar si ta ngrejmë zërin si Kosovë, sepse më të vërtetë neve në takon edhe ne me e ngritë zërin si Kosovë sikur e kanë ngritur zërin për ne si Kosovë”, deklaroi ajo.
Turqia ka nisur ofensivën në Siri me sulme ajrore më 8 tetor, ndërsa, më SHBA dhe Turqia kanë arritur marrëveshje për armëpushimin në veri të Sirisë më 17 tetor.
Të paktën 30 civilë kanë humbur jetën dhe dhjetëra luftëtarë të tjerë kurdë apo edhe nga fraksionet pro turke, kanë humbur jetën sipas raporteve.
Programi Botëror i Ushqimit thotë se më shumë se 100,000 njerëz janë shpërngulur deri tani nga pushtimi turk në veri të Sirisë.
Luftëtarët kurdë kanë qenë aleatë të forcave amerikane në luftën kundër terroristëve të “Shtetit Islamik” (IS).
Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar para fillimit të ofensivës tërheqjen e forcave amerikane nga kjo zonë, që ka rezultuar me kritika.
Edhe ofensiva turke ka shkaktuar kritika të shumta ndërkombëtare.
Turqia e mbron ofensivën e saj duke thënë se po tenton të krijojë një zonë të sigurt të spastruar nga milicitë kurde, që do të presë edhe refugjatët sirianë.
Turqia i konsideron milicitë kurde të forcave demokratike siriane, që kanë kontrolluar zonën ndër kufitare, si terroristë që mbështesin një rebelim anti-turk.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime