LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it përgëzojnë KQZ-në për procesin zgjedhor të 6 tetorit

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it përgëzojnë KQZ-në për procesin zgjedhor të 6 tetorit

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka dhe shefi i OSBE-së në Kosovë, Jan Braathau, kanë informuar sot ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë, lidhur me procesin zgjedhor të 6 tetorit.

KQZ njofton se, me ftesë të delegacioneve të shteteve të QUINT-it (ShBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë) dhe Austrisë me seli në Vjenë, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka dhe ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu informuan pjesëmarrësit e shteteve anëtare të OSBE-së lidhur me procesin zgjedhor të 6 tetorit 2019.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u përgëzua për administrim shumë të mirë të zgjedhjeve si dhe u konkludua se ky sukses i Kosovës për proceset zgjedhore është një shembull në rajon, thuhet në njoftim.


Kryetarja Daka falënderoi OSBE-në për përkrahjen e vazhdueshme si dhe shtetet e QUINT-it dhe Austrinë gjithashtu për përkrahjen dhe organizimin e këtij takimi. /Telegrafi/