Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ka argumentuar në një komunikim publik me gazetarët përfundimet e Këshillit Evropian lidhur me mos çeljen e negociatave.
Në konferencën për shtyp të mbajtur në Ministrinë Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Cakaj nënvizoj qartazi se vendimi i BE-së për mos çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk lidhet me mos plotësimin e kushteve të vendosura për dy vendet porse lidhet me situatën politike në të cilën BE ndodhet sot.
“Shqipëria ashtu siç dhe Maqedonia u trajtuan njëlloj për shkak se dyja vendet kanë plotësuar kushtet e nevojshme për çeljen e negociatave, ndaj shtyrja e vendimit nuk ka të bëjë me plotësimin e kushteve nga dy vendet por lidhet me faktorë të tjerë rrethanor që lidhen drejtpërsëdrejti me reformimin e Bashkimit Evropian.”- tha në fjalën e tij Ministri Cakaj.
Sipas tij, nëse e ardhmja e BE është në pikëpyetje, Shqipëria nuk mund të ofrojë një përgjigje.
“Bashkimi Evropian, do t’i nënshtrohet një reformimi të vetvetes, në aspektin e tij të brendshëm funksional dhe institucional”- nënvizoj ai ndërkohë që u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar kushtet në thellimin e rezultateve të vetingut, ngritjen e trupave gjyqësore si dhe luftën kundër krimit t ë organizuar dhe korrupsionit.
Ndërkohë ai konfirmoi zotimin e tij personal dhe institucional se procesi i integrimit është i pakthyeshëm.
“Shqipëria është model shembullor i reformave në rajon, duke u angazhuar aktivisht të jetësojë Evropën dhe idealet e saj në Shqipëri”- përfundoj fjalën e tij ministri Cakaj
Por këtë qëndrim të Zaevit është përpjekur ta përgënjeshtrojë ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Cakaj, i cili theksoi se diskutimet për zgjedhje të parakohshme në vendin fqinj janë të hershme dhe nuk lidhen me vendimin e Këshillit Evropian.
“Diskutimi për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut është më i hershëm se dje. Nuk mund t’i ndërlidhni proceset. Ky diskutim nuk ka ardhur si pasojë e vendimit të Këshillit”, theksoi Cakaj përpara gazetarëve.
Cakaj deklaroi gjithashtu se “në Maqedoninë e Veriut ka patur zotime se ky proces (hapja e negociatave) do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme”, ndërsa Qeveria shqiptare nuk dha garanci për procesin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje