Delegacioni i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Guvernatori Fehmi Mehmeti, gjatë takimeve vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar që po mbahen në Uashington ka marrë pjesë në takimin hapës të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar të FMN-së me temën “Zhvillimet dhe perspektivat globale”.
Mehmeti është takuar edhe me Zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Cyril Muller, dhe me Drejtoreshën e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.
Në këtë takim, temë e diskutimit kanë qenë zhvillimet e fundit makroekonomike në Kosovë, politika zhvillimore e kredive, si dhe projektet në proces që kanë të bëjnë me vlerësimin e Sistemit të Pagesave dhe hendekut financiar.
Guvernatori Mehmeti ka falënderuar Bankën Botërore për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë BQK-së në zhvillimin e shumë projekteve me rëndësi për sistemin financiar në Kosovë.
Në të njëjtën kohë, guvernatori informoi Muller lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar si dhe e falënderoi për gatishmërinë e Bankës Botërore që të japë kontributin e saj në Konferencën e 20 vjetorit të themelimit të BQK-së që do mbahet në nëntor të këtij viti.
Nga ana tjetër, zyrtarët e Bankës Botërore janë shprehur të kënaqur me realizimin e projekteve të deritashme, duke premtuar mbështetje të mëtutjeshme për BQK-në.
Delegacioni i BQK-së i kryesuar nga Guvernatori Mehmeti është takuar edhe me Drejtorin e Konstituencës tonë në Bankën Botërore, Guenther Schoenleitner, si dhe ka marrë pjesë në takimet e ndara të Konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, pjesë e të cilave është edhe Kosova.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani - Fito pagë mujore gjatë studimeve
Lajme nga Cinestar Megaplex: If Weekend me 11 dhe 12 Maj
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
A e dini ku mund të këmbeni kriptovaluta në Kosovë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?