LAJMI I FUNDIT:

Skuadra vendase proteston në fushë duke mos lëvizur, kundërshtari i shënon gola si në stërvitje

Skuadra vendase proteston në fushë duke mos lëvizur, kundërshtari i shënon gola si në stërvitje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në elitën e futbollit meksikan.

Skuadra e madhe meksikane Tigres ka marrë një fitore më të lehtë se që është pritur në udhëtim te Veracruz.


Në fakt vendasit ia kanë mundësuar fitoren mysafirëve, pas një proteste që e kanë bërë në fushë.

Futbollistët e Veracruz kishin vendosur ta bojkotonin ndeshjen, por ishte federata e futbollit meksikan që i kërcënoi me përjashtim.

Krejt kjo për shkak të borxhit që klubi ka ndaj tyre, pasi kanë disa muaj pa u paguar.

Stafi teknik së bashku me futbollistët kishin zgjedhur një mënyrë tjetër për të protestuar ndaj drejtuesve të klubit, duke dalë në fushë dhe duke mos lëvizur.

Kësisoj Tigres shënuan dy gola të lehtë nga largësia me Eduardo Vargas dhe francezin Gignac.

Pas pesë minutash protestë, futbollistët vendas filluan të luanin, por nuk arritën të bëjnë më shumë se të shënojnë golin e nderit në humbjen 1-3.

Kjo protestë e futbollistëve të Veracruz ka bërë bujë të madhe në gjithë botën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Premier League
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Ndërkombëtare
Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

La Liga
Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Ligat tjera
Kalo në kategori