LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zaev

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zaev

Nëpërmjet një njoftimit të partisë opozitare maqedonase thuhet “mjaft me gënjeshtra, mjaft me manipulime, Zoran Zaev duhet menjëherë të jep dorëheqje”.

Nga OBRM-PDUKM thonë se Evropa i ka thënë jo krimit, korrupsionit dhe zhvatjes ndërsa qytetarët janë viktimë e Zoran Zaevit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kjo disfatë është e Zoran Zaevit dhe politikave të LSDM-së, jo edhe e popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë. Populli ynë jeton me vështirësi, mbi 500 mijë qytetarë jetojnë në varfëri, krimi mbretëron në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.


Sipas tyre, heqja dorë nga emri, identiteti, gjuha dhe historia nuk janë vlera evropiane, dhe se nevojiten reforma, të cilat OBRM-PDUKM do t’i propozojë periudhën e ardhshme.

“Zaev është në panik dhe i ik fundit të karrierës së tij poltike tragjike që i solli vetëm disfatë shtetit maqedonase dhe popullit maqedonas. Zaev frikësohet vetëm nga një gjë, frikësohet për shkak se duhet të përgjigjet për atë çfarë ka bërë. Frikësohet për arsye se do të përgjigjet për vjedhjen, korrupsionin, zhvatjen, tenderët dhe grantet në dëm të popullit maqedonas. Fundi është i afërt”, thuhet në fund të njoftimit të partisë opozitare maqedonase./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori