LAJMI I FUNDIT:

Toyota do të sjellë një makinë që mbushet me rrymë, që ka përmasa më të vogla se Smarti

Toyota do të sjellë një makinë që mbushet me rrymë, që ka përmasa më të vogla se Smarti

Makina për përdorim urban, më shumë është e destinuar për të moshuar

Revolucionit të makinave hibride, Toyota i ka hyrë që në vitin 2000, kur e prodhoi për herë të parë modelin Prius, transmeton Telegrafi.

Por, që atëherë ky prodhues japonez, ka punuar shumë në zhvillimin e teknologjisë hibride, por nuk ka zhvilluar ndonjë makinë që mbushet në tërësi me rrymë.


Tani duket se Toyota është gati të plotësojë edhe këtë nevojë të tregut, derisa të gjitha modelet e zhvilluara deri më tani, do t’i prezantojë në Tokyo Motor Show.

“Kemi punuar në zgjedhjen e problemit të vozitjes, për popullatën japonezë që gjithnjë e më shumë po shkon duke u plakur”, ka thënë kreu i prodhimit në Toyota, Akihiro Yanaka.

Në këtë formë, këto makina me përmasa të vogla, që zakonisht dedikohen për të rinjë, këtë herë janë të dedikuara për ata të moshuar, që ta kenë vozitjes sa më të lehtë.

Mes këtyre makinave, është Ultra-Compact BEV, që me përmasa prej 2.4 metra gjatësi, 1.2 metra gjerësi dhe 1.5 metra lartësi, është për disa centimetra më i shkurtët dhe u ngushtë se Smart ForTwo.

Krahas kësaj makine, do të prezantohen edhe dy të tjera, që janë për rrugë të shkurtra urbane, që nuk arrijnë më shumë se 100 kilometra në orë. Që i bëjnë të përkryera për të moshuar me probleme në vozitje, shoferët e rinj, si dhe vizitorët e qyteteve të ndryshme.

Fillimisht, Toyota do t’i lansojë këto makina në Japoni, për të vazhduar edhe për shtete tjera, që duan të kenë këto modele praktike dhe të mira. /Telegrafi/