20 Tetori shënon Ditën Evropiane të Mikrofinancës. Për këtë edicion të 5-të, shumë evente janë duke u organizuar në Evropë gjatë gjithë muajit tetor. Edhe këtë vit, Kosova dhe Institucionet Mikrofinanciare të Kosovës bëhen pjesë e këtij shënimi në tërë Evropën.
Nga Dublini në Athinë dhe nga Cadizi në Varshavë, institucionet e mikrofinancës po bashkojnë forcat për të festuar kontributin e sektorit të mikrofinancave në luftën globale kundër margjinalizimit financiar dhe social. Duke vepruar si një fije unifikuese midis të gjitha këtyre iniciativave në nivelin e BE-së, Rrjeti Evropian i Mikrofinancave (EMN) dhe Qendra e Mikrofinancave (MFC) po koordinojnë veprime në të gjithë Evropën.
Në Kosovë, Mikrofinanca sociale ka dhënë një kontribut të madh në përfshirjen ekonomike dhe sociale. Rreth 85 mijë ekonomi familjare me rreth 185 milion euro, shërbehen me produktin kreditor të mikrofinancës sociale, përmes së cilës ata menaxhojnë nevojat për likuiditet dhe investime. Sipas anketës së Rrjetit Evropian të Mikrofinancës, Kosova e konkurron tërë rajonin me kualitet dhe me norma të interesit të shërbimeve mikrofinanciare.
Sipas Arsim Bruçaj, nga AMIK, IMF-të e Kosovës janë një nga platformat më të të rëndësishme të tërheqjes së investimeve nga Banka Botërore, BERZH, Fondi i Komisionit Evropian për Evropën Juglindore, dhe shumë fonde të tjera Evropiane dhe Amerikane. Më shumë se 100 milion euro merren si kredi ndërkombëtare nga këto fonde dhe investohen në kredi për ekonomitë familjare në Kosovë.
Në nivel Evropian, me një milion huamarrës aktiv dhe një portofol të mirëfilltë prej 3.2 miliardë eurosh, mikrofinanca është duke ndryshuar rregullat e sipërmarrjes në Evropë. Duke i dhënë mundësi kredie atyre që janë të përjashtuar nga bankat konvencionale, teksa ju ofron këshilla të personalizuara biznesi, mikrofinanca fuqizon sipërmarrësit e nesërm dhe sensibilizon mbi vështirësinë që kanë shumë sipërmarrës me qasjen në kredi, siç nënvizohet nga botimi i referencës të OECD-së, Sipërmarrësit e Humbur.
Sipas Presidentit të EMN, Elwin Groenevelt, “Ecja e një milje ekstra dhe arritja e potencialit më të madh të mikrofinancës do të marrë më shumë koordinim dhe përpjekje të të gjithë palëve”. “Por”, thekson z. Groenevelt, “ është një sfidë që duhet të merret, dhe veçanërisht në nivel evropian. Shtetet anëtare duhet të përmirësojnë kornizat e tyre ligjore në nivel kombëtar, duke u orientuar nga praktikat më të mira evropiane, dhe kjo fillon me miratimin e një përkufizimi të saktë për mikrofinancën”. Në këtë linjë, edhe Kosova duhet të bëjë më shumë në plotësimin e kornizës ligjore për një potencial më të madh të mikrofinancës.
Si në Evropë ashtu edhe Kosovë, ky është një sektor relativisht i ri ku pjesa më e madhe e institucioneve të mikrofinancës (IMF) u krijuan në vitet 2000, kurse përvoja evropiane gjatë dekadave të fundit ka demonstruar qëndrueshmërinë e tyre afatgjatë ekonomike. E njohur ndërkombëtarisht si një armë e fuqishme kundër margjinalizimit dhe papunësisë, mikrofinanca është gjithnjë e më e integruar në politikat publike, dhe subvencionet e atribuara të këtij sektori janë gjithnjë e më shumë profitabile. Ndonëse konteksti ndryshon nga një rajon në tjetrin, studimet tregojnë se 1 € e investuar në sektorin e mikrofinancës mund të kthehet deri në 4 € në bilancin publik. Kjo kryesisht për shkak të lehtësimit që i jep sistemit të mirëqenies, vendeve dytësore të punës që krijohen, dhe të ardhurave të tatueshme që gjenerojnë aktivitetet sipërmarrëse. Për më tepër, kjo kontribuon pozitivisht në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm si p.sh. të një pune të denjë, uljes së pabarazive, dhe madje edhe në edukimin cilësor përmes një numri të trajnimeve të ofruara nga ofruesit e mikrofinancave përmes shërbimeve të tyre jo-financiare.
Në nivel Evropian, aktorët e mikrofinancës mbështeten nga një bashkëpunim aktiv midis Rrjetit Evropian të Mikrofinancës (EMN) dhe Qendrës Mikrofinanciare (MFC). BE mbështet në mënyrë aktive zhvillimin e sektorit, veçanërisht përmes programit të Punësimit dhe Inovacionit Social (EaSI).
Me një Parlament të ri Evropian të zgjedhur kohët e fundit, dhe formimin e një Komisioni të ri Evropian, nuk mund të ketë moment më të mirë për të theksuar ndikimin social dhe efikasitetin ekonomik të mikrofinancës dhe të ju kujtojë aktorëve politik që ekzistojnë zgjidhje konkrete për të hequr pengesat në zhvillimin e saj. Edhe Qeveria e ardhme e Kosovës duhet të ketë fokus më të madh në këtë segment, dhe të ruaj e kultivoj arritjen 20 vjeçare të mikrofinancës së Kosovës.
Ky tekst është hartuar nga Rrjetit Evropian i Mikrofinancës, Qendra Mikrofinanciare dhe Shoqata e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës.
https://www.european-microfinance.org
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDentFix vie me oferta speciale këtë Black Friday
Si të zgjidhni veturën ideale për ju?
Vetëm edhe 48 orë në zbritjet e jashtëzakonshme të Fivestar Fitness!
Kjo qendër është sekreti për rënie në peshë
ZRRE merr vendim që për sezonin 2024/2025 konsumatorët do të paguajnë njëjtë për ngrohje
Elfbar, zgjedhja e përkryer për dashamirët e shijes së Vape
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet
Arne Slot befason të gjithë me përforcimin e fundit te LIverpooli
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Mike Tyson bëri kërkesë të pazakontë për rregulloren në luftën ndaj Jake Paul
Gjigantët brazilian kanë konfirmuar interesimin për Sergio Ramos – ndërsa raportimet për Real Madridin vazhdojnë