LAJMI I FUNDIT:

Ibishi deklarohet pas ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale

Ibishi deklarohet pas ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale

Ish-luftëtari i UÇK-së, Nuredin Ibishi ka thënë se ka pranuar ftesën për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ibishi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se intervistimi do të bëhet në mesin e muajit nëntor 2019, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se si në shumë procese të deritashme, ai dhe bashkëluftëtaret e tij do të dëshmojnë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe se do të mbetet e tillë.


“Ashtu siç e zhvilluam luftën për liri dhe triumfuam falë mbështetjes së popullit të Kosovës dhe ndihmës së Aleancës Ndërkombëtare të prira nga SHBA, edhe kësaj radhe do të dalim faqebardhë. Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar ai.

Ndërkohë numri i personave të ftuar deri më tani nga Gjykata Speciale ka arritur të kalojë shifrën 100, teksa pjesë e intervistimeve ishin edhe figurat e rëndësishme të skenës politike në vend, si: kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa dhe ish-komandanti Sami Lushtaku, një ndër udhëheqësit kryesorë të Noredimës, Shukri Buja, Time Kadrijaj, Sylejman Selimi e shumë ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale

Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale

Drejtësi
​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

Lajme
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025

Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025

Drejtësi

"Ne nuk do të ndalemi!", reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj

Lajme
Riaktualizimi i idesë për shkëmbim të territoreve, përgjigjet Qeveria e Kosovës

Riaktualizimi i idesë për shkëmbim të territoreve, përgjigjet Qeveria e Kosovës

Lajme
Rritet kërkesa për energji elektrike, KESCO me apel për qytetarët

Rritet kërkesa për energji elektrike, KESCO me apel për qytetarët

Lajme
Kalo në kategori