LAJMI I FUNDIT:

Mediumet franceze shkruajnë për kundërshtimin e Parisit për të nisur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Mediumet franceze shkruajnë për kundërshtimin e Parisit për të nisur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Mediumet në Francë i kanë kushtuar vëmendje të madhe kundërshtimit të Parisit për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për anëtarësim në BE, duke shprehur edhe moskuptim për qëndrimin e diplomacisë franceze dhe shefit të shtetit Emannuel Macron.

Gazeta “Le Mond” nën titullin “Franca dhe Holanda ua mbyllin dyert Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, shkruan se diplomatët nga Shkupi dhe Tirana në plan të parë e kanë vendosur rrezikun nga destabilizimi i Evropës, nëse shtyhet nisja e negociatave, përcjell Telegrafi Maqedoni

Kjo gazetë shkruan se Parisi është i vetëm në Bruksel në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe se Franca për shkak të kësaj ka marrë kritika të shumta.


“Euroaktiv” thotë se Franca i ka vendosur barrierë zgjerimit evropian, ndërsa “Euronews” në gjuhën franceze vlerëson se “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të presin”.

Radio kombëtare franceze “France Inter” në një editorial e ka kritikuar ashpër qëndrimin e qeverisë franceze, e cila sipas autorit është kontestues.

Në një koment pesë minutësh autori Jean-Marc Fure, po përpiqet të kuptojë dhe shpjegojë pozicionin francez, i cili duket i “pakuptueshëm dhe i diskutueshëm” për të. Që në fillim ai thotë se pati një debat të nxehtë në takimin e ministrave të jashtëm në Luksemburg, kryesisht për shkak të Parisit.

“France Inter” kujton se Maqedonia e Veriut e ndryshoi edhe emrin e shtetit për t’i nisur bisedimet me BE-në.

Ndryshe, pritet që sot dhe nesër liderët e vendeve të BE-së të sjellin vendimin përfundimtar, nëse do t’i nisin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë

Lajme
Kalo në kategori